spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDobitë shëndetësore të ftoit

Dobitë shëndetësore të ftoit

spot_img

Ftoi ka një kurorë të vogël e lule të bukura por, dhe gjatë frutifikimit frutat e verdha kanë një paraqitje mbresëlënëse ndaj në Shqipëri është përdorur që në lashtësi e deri në ditët tona për zbukurimin e fasadave të shtëpive të banimit së bashku me shegën, pjeshkën, trëndafilat, etj..

Një përdorim të gjerë ftoi ka gjetur i kultivuar si nënshartesa për fidanët e pemëve frutore. Në Francë që në vitin 1500, e përdornin si nënshartesë për fidanët e dardhës. Sot është e përhapur edhe në Angli, SHBA e vendet e tjera. Edhe në vendin tonë në shekullin që kaloi ftoi është përdorur që në vitet 30-të nga fidanishtet frutore si nënshartese për fidanët e dardhës. Nënshartesat me ftua për dardhën ka përparësi sepse bima hyn më shpejt në prodhim, frutat janë më të mëdha, prodhon më shumë, ka kurorë më të vogël por, jetëgjatësia e bimës është më e shkurtër se kur nënshartesa është gorricë.

Ftoi është përdorur duke e konsumuar si frutë i freskët por, ka patur një konkurrim nga molla dhe dardha të cilat janë të shumëllojshme dhe prodhojnë më shumë. Sasira të konsiderueshme të prodhimit të ftonjve përpunohen nga industria ushqimore për prodhimin e prevedesë, reçelit, marmelatës dhe kompostove.

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme. Ndonëse cilësohet si një frutë me pak kalori, përmban antioksidantë polifenolike jetike. Lëndët catechindhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozen e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishem për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulcera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presionin e gjakut. Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj.

Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara. Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Autor: Koço Mosko

Gazeta Bujku e boton me leje te http://bota-bujqesore.blogspot.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme