spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDisa fakte ushqimore për pataten e ëmbël

Disa fakte ushqimore për pataten e ëmbël

spot_img

Patatja e ëmbël është e pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me kapsllëkun. Ajo është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë, të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.

Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.

Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë.

Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e ënjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës.

Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë, si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.

Image may contain: food

Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.

Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ndihmon për të luftuar aneminë.

E pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.

Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.

Përgatiti: Anila Kalleshi – Dietologe dhe nutcionicste

Gazeta Bujk e boton me leje të autores https://www.facebook.com/AnilaKalleshi/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme