spot_img
HomeLAJMET E FUNDITCilat ushqime ju ndihmojnë të keni thonj të shëndetshëm?

Cilat ushqime ju ndihmojnë të keni thonj të shëndetshëm?

spot_img

Ushqimet, pos tjerash, ndikojnë edhe në shëndetin e thonjve. Për të pasur thonj që dëshironi, nuk keni nevojë të merrni shtojca, por mjafton që në dietën tuaj t`i përfshini këto ushqime:

Bizele të gjelbra

Edhe pse të vogla si madhësi, bizelet e gjelbra kanë vlera të mëdha ushqyese. Njëherësh janë një ushqim i mirë për thonj të shëndetshëm. Bizelet përbëjnë një grusht proteinash, të cilat përmirësojë thonjtë dhe përshpejtojë ritmin e rritjes së tyre. Gjithashtu, bizelet përmbajnë beta-karoten, vitaminë C si dhe një sasi hekuri.

Farat e grurit 

Mund të jetë një shtesë e rëndësishme në menynë tuaj, nëse doni të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm. Përmban një nga burimet më të mira dietetike të vitaminës E dhe është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe zinkut, vitaminës B/6 (pyridoxine), e cila nxit absorbimin e zinkut nga zorrët. Embrionin e grurit mund ta siguroni nga drithërat, muesli, buka etj.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit janë padyshim një nga ushqimet më të mira për t`i ngrënë nëse doni të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm. Këto fara janë të pasura me vitamina dhe minerale që kontribuojnë në shëndetin e thonjve. Janë të mbushur me vitaminë E, zink dhe hekur. Për më tepër, farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B/6 (piridoksinë) dhe një nga burimet më të mira dietike të bakrit.

Fasulet

Fasulet janë bishtajore të mrekullueshme që vijnë në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Ato duhet të jenë pjesë përbërëse e çdo diete promovuese të shëndetit të thonjve. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, si hekuri, zinku dhe biotina.

Vezët 

Vezët sigurojnë një mori ushqyesish të nevojshme për mbajtjen e thonjve të shëndetshëm, ku përfshihet hekuri, vitaminë B7, vitaminë B12, vitaminë A dhe vitaminë E.

Specat e bluar

Sasia e vitaminave dhe mineraleve në specat e bluar stimulon rritjen më të shpejtë të thonjve. Specat përmbajnë beta-karoten, vitaminë E dhe vitaminë B. Po ashtu, janë një nga erëzat e pasur me vitaminë C dhe një burim i mirë i sasisë së hekurit.

Peshku salmon

Peshku salmon, i mbushur me vitaminë B12, jo vetëm që ndihmon në mbajtjen e butë të lëkurës, por gjithashtu ju ndihmon edhe në rritjen e thonjve të shëndetshëm. Një mungesë e vitaminës B12 mund të çojë në tharje të tepërt të thonjve, mbaresa tepër të lakuar të thonjve si dhe thonj të errët.

Bollguri 

Bollguri përpos që posedon shumë kalori, është edhe një burim i shkëlqyer i vitaminave B, zinkut dhe bakrit, që janë disa nga micronutrientët më të rëndësishëm për mbajtjen e thonjve të shëndetshëm. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme