Search

Burimi i Istogut, atraksioni më i njohur i kësaj komune

312

Istogu është njëri prej vendeve që ka bukuri të shumta natyrore, me vende atraktive për rekreacion dhe turizëm.

Rrëzë bjeshkëve, rrjedh lumi i Istogut, i njohur edhe si Burimi i Istogut, i cili është shndërruar në një pikë turistike për vendin.

Qytetarët gjatë orëve të mbrëmjes këtë vend po e përdorin si shëtitore në ajër të pastër.

Zyrtari i Trashëgimisë Kulturore në Istog, Enver Boletini thotë për RTV Dukagjinin se Burimi i Istogut tani ka pamjen që gjithmonë ka merituar.

“Në mënyrë korrekte vendit iu ka kthyer një ndërtim ashtu siç duhet, për t’u shndërruar në hidromonument. I falënderohet Komunës së Istogut dhe Unionit Evropian që kanë investuar në këtë vend”, thotë Boletini.

Ai thotë se ky vend paraqet potencial të madh turistik, sidomos të turizmit rural, sepse ka elemente të trashëgimisë kulturore, lumenj, male e fusha.

“Burimi i Istogut ka 2,500 litra ujë në sekondë, dhe buron në lartësi mbidetare 480 metra. Është burim i fuqishëm i ujit, dhe është shumë i pastër nga aspekti i bakterieve, i konstatuar nga një institut gjerman”, shprehet Boletini.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *