spot_img
HomeBUJKUBuburreci i limfës në dredhëz

Buburreci i limfës në dredhëz

spot_img

Buburreci i limfës në dredhëz (Stelidota geminata) është i vogël, oval dhe më pak se 3 mm i gjatë. Është me ngjyrë kafe dhe ka një pamje paksa me njolla.

Dëmtimi

Dëmtimet kryesore të shkaktuara nga insektet janë zgavrat e bëra nga një ose zakonisht nga një grup insektesh. Insektet gjithashtu përhapin organizma që shkaktojnë kalbëzim në fruta dhe i mbartin në fruta të tjerë. Çdo dëmtim i frutave afër vjeljes, të tilla si ato të shkaktuar nga insekte

të tjera ose dëmtime mekanike mund të nxisin përhapjen e buburrecit të limfës. Dëmtimi nga larvat është më pak i dukshëm sepse ndodh në frutat që kalben.

Masat në kuadrin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimit të integruar të dëmtuesve

  • Vil frutat shpesh dhe pastër (të gjitha frutat).
  • Elemino dhe shkatërro rregullisht frutat shumë të pjekura dhe të dëmtuara.
  • Vendos kova me fruta të mbi-pjekura për të kapur buburrecat dhe për të pakësuar numrin e tyre në bimë.

Mbrojtja kimike (kur është e domosdoshme)

  • Buburreci i limfës në dredhëz ende nuk është shfaqur në Shqipëri.

Në qoftë se shfaqen dhe kur të shfaqen, ateherë përdor insekticide sintetike të aprovuara pyrethroide (Decis 2.5 EC 75-100 ml/100 l, Karate Zeon 5 SC 20 ml/100 l), por duhet respektuar intevali para vjeljes i shënuar në etiketë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme