spot_img
HomeEKONOMIBizneset e Kosovës po kalojnë nëpër probleme të mëdha

Bizneset e Kosovës po kalojnë nëpër probleme të mëdha

spot_img

Problemet me lëndën e parë, çmimi i ulët pengesë për aplikim në tendere, mungesa e stafit profesional., vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës  dhe shumë çështje të tjera ishin qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës me bizneset.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme priti në takim kompaninë In design, me përfaqësuese Veronika Bajçinovci dhe Prestige Media, me pronar Bedri Llapashtica.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi njoftoi bizneset për veprimtarinë e Odës së Afarizmit të Kosvës, avokimin në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështjetjen e madhe që iu ofron bizneseve duke ndërmejtësuar në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ndërsa Veronika Bajçinovci prezantoi shërbimet që Indesign ofron e cila brenda saj operon me disa sektor si të tekstilit dhe printimit e shërbime të tjera dhe shpalosi problemet në të cilat po hasin si biznes, siq janë:

  1.  Lirimi nga lënda e parë e tekstilit e cila nuk po konsiderohet si lëndë e parë nga Qeveria, dhe obligohen të paguajnë TVSH.
  2. Makinat prodhuese nuk po lirohen nga TVSH-ja dhe Dogana si rezultat i barrierave që i vendos me qëllim qeveria duke lozur me mosfutje të kodit tarifor.
  3. Mos lirimi i lëndës së parë për printime të ndryshme
  4. Çmimi i ulët është pengesë për aplikim në tendere ngaqë fitojnë kompanitë me çmim më të ulët dhe  jo cilesor
  5. Mungesë e stafit profesional si rezultat i shkollave që nuk kanë kualitet në përputhje me kërkesen por japin vetëm diploma.
  6. Ligjet i interpretojnë si të duan  në Qeveri.

Ndërsa Bedri Llapashtica, pronar i biznesit Prestige Media ndër të tjera theksoi se komunat po krijojnë vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës, veprohet me baza partiake dhe shumë padrejtësi të tjera që po u shaktohen bizneseve pa asnjë të drjetë.

Oda e Afarizmit të Kosovës i mori parasysh kërkesat e tyre dhe me këto kërkesa do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës.  /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme