spot_img
HomeBUJKUAKU: Ulet sasia e importit të produktit vajit të palmës

AKU: Ulet sasia e importit të produktit vajit të palmës

spot_img

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit të Shqipërisë ka pasur në fokus të veçantë, Operatorët e Biznesit Ushqimor, me aktivitet ekonomik “Prodhim, përpunim, ambalazhim e fabrikim i qumështit dhe nënprodukteve të tij, tregtim me shumicë e pakicë i tyre, import-eksport i tyre”, për të goditur e parandaluar falsifikimin e produkteve ushqimore me bazë qumështi.

Konkretisht, zëvendësimin e ajkës/gjalpit të qumështit me vaj palme apo/dhe niseshte në produkte si djathë kaçkavall, gjizë, salcë kosi etj.

Përpos ndëshkimeve me masë administrative ndaj këtyre OBU-ve, si dhe rishikim e revokim në miratimin e etiketave të disa produkteve të përbëra (duke eliminuar shfaqjen në etiketë të fjalës produkt qumështi në to), AKU ka ndërmarrë nismë të gjerë sensibilizuese duke i dërguar secilit prej operatorëve të sektorit shkresë të dedikuar lidhur me kërkesat ligjore për prodhimin e etiketimin e produkteve të përbëra sipas kartës teknologjike dhe konsekuencat ligjore në rast shkeljesh.

Gjatë vitit 2018 është ulur me 31.2% importi i vajit të palmës./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme