spot_img
HomeEKONOMIAKB: Gjakova traditë e industrisë prodhuese

AKB: Gjakova traditë e industrisë prodhuese

spot_img

Ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në Gjakovë, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në qendrën tregtare Nertili në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se tash gjashtëmbëdhjetë vjet lëvizin nga një qytet e shtet në tjetrin për të promovuar e ngritur vetëdijen qytetare për të konsumuar prodhime kosovare.

Ai shtoi se janë bashkë me zyrtarë nga niveli qendror e lokal në këtë qendër, e cila asnjëherë nuk ka pasur në shitje prodhime serbe, pos atyre vendore.

“Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte serbe, duke konsumuar vetëm prodhime vendëse”, tha Shahini.

Vendimi i institucioneve për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe edhe pse i vonuar, është i rëndësishëm.

Sipas tij qendra tregtare Nertili, është shembull i mirë se si mund të zhvillohet një biznes pa prodhime serbe.

Kryetari i AKB-së shtoi, se Gjakova ka traditë të industrisë prodhuese dhe kjo duhet vazhdoi dhe ky moment pas vënies së masës është mundësi e mirë për të avancuar prodhimtarinë vendëse.

Bekim Jupa, zëvendës ministër i Tregtisë e Industrisë, tha se janë gjithnjë pranë prodhuesve vendor, duke u ofruar mbështetje.

Krahas përkrahjes së prodhuesve, i bëjmë thirrje edhe qytetarëve për të konsumuar prodhime vendëse.

“Vendimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, nuk do te hiqet derisa ta njohin Republikën e Kosovës”, tha zv.ministri i Tregtisë e Industrisë.

Ferdinant Kolaj, drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, bëri thirrje qytetarëve jo vetëm të kësaj ane, por të gjithë vendit e më gjerë që të kosnumojnë sa më shumë produkte vendore.

Lazer Ramaja, drejtor i ATK Gjakovë, tha se gjithë kjo qendër është zhvilluar pa prodhime serbe tash disa vjet dhe duhet të gjithë të konsumojnë prodhimet vendore.

Argjend Fetahu, kryetar i AKB-së për regjionin e Dukagjinit, tha se po arrijnë suksese të mëdha, duke tentuar të promovojnë prodhimet e regjionit të Dukagjinit, duke joshur investitorë të huaj dhe duke promovuar prodhimet vendore në qendrat e ndryshme si mundësi e për t’i shitur ato e për të krijuar partneritet ndërmjet bizneseve prodhuese dhe qendrave tregtare./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme