Search

Aflatoksinat, rreziku nga ushqimi i mykur nëse përdoret në të ushqyerit e kafshëve

167

Aflatoxina është një helmim ushqimorë  që shkaktohet nga toxina e mykut e llojit Aspergillus, zakonisht vjen  nga konsumimi i ushqimeve të ndotura me këtë lloj të mykut.

Ky helmim shkaktohet nëse kafshët konsumojnë ushqime të mykura me këto lloje të mykeve që mundë të prodhojne këtë toksinë, mundë të infektohen ushqimet në fushe para korrjeve ose kositjeve, pasi që ushqimet të jenë të dëmtuara nga dëmtuesit tjerë p. sh insektet, shpezët, brejtësit etj, si dhe pas magazinimit të tyre në hambare, sillose apo edhe në hapsirat e sillazhit.

Rëndësi shumë të madhe në paraqitjen e mykut kanë kushte klimatike gjatë vegjetacionit dhe magazinimit te ushqimit për kafshë dhe njerëz.

Në temp. afërsisht 25 °C kjo mykotoxinë  mundë të jet e pranishme në sanë, kashtë, koncetrate, bërsi luledielli, tallë, sojë etj, nën temp. 11 °C dhe mbi 42 °C kjo toksinë është më pak active, mykotoksinat janë termostabile gjatë përpunimit të tij d.m.th janë prezente në nënprodukte edhe pas përpunimit.

Mundësia e helmimit është me e madhe kur kafshët ushqehen brenda në stallë sidomos gjatë periudhave të dimrit kur ushqimi me koncetrate është I madh, ndërsa verës meqë ushqehen në fusha me bari të njomë, mundësitë janë më të vogla të helmimit.

Në Kafshë ky helmim shoqërohet me rënie të peshës, ulje e oreksi, ulje e imunitetit, ulje e prodhimit të qumështit.

Në njerëz ky helmim shkakton dëmtim në varësi të nivelit të helmimit. Sasitë e vogla shkaktojnë dëmtime te vogla, por nëse merren për një kohë të gjatë edhe pse në sasi të vogël ato shkaktojnë sëmundje sidomos në dëmtim të mëlçisë që rrjedhimisht mundë të kaloj në kancer.

Si zhvillohen këto myke ne ushqim per kafshë?

Temperaturat e thata, periudhat e thata gjatë verës, si dhe dëmtimi i ushqimeve nga insektet favorizon mykjen e tyre, gjatë magazinimit nga temperaturat e larta dhe lagështia e lartë e favorizojnë mykjen e ushqimeve, mostharja e mjaftueshme e misrit apo lendeve të tjera ushqimore janë teren i favorshëm për zhvillimin e mykut aspergillus fllavus dhe aspergillus parasiticus.

Transmetimi në qumësht – Kur kafshët ushqehen me ushqime që kanë përmbajtje të aflatoksinës ajo transformohet në organizëm dhe ekstraktohen nga qumështi. Sa më I ndotur ushqimi aq më I lartë do të jet perqinja e kësaj toksine në qumësht.

Aplikimi I masave mbrojtëse nga fermerët:

– Të mbjellën varietete të drithërave që janë gjenetikisht më rezistent ndaj këtyre ndotësve,

– Vjelja, kositja të bëhen në kushte optimale (konsulta me inxhinieret bujqësorë)

– Të parandalohen dëmtimet nga insektet që mundë të jenë burim I ndotjeve mykotike

– Të përgatiten ambientet e magazinimit të ushqimeve (aplikim DDD, ajrosje adekuate, të jenë të përshtatshme për llojin e caktuar),

– Ushqimet që janë të dyshimta për mykje mos i përdorni për ushqim të kafshëve

Konsultohuni me agronomet për vegjetacionin dhe magazinimin e ushqimeve.

Nëse i aplikojmë këto kritere mundë të ulim shkallën e ndotjes së ushqimeve të kafshëve nëpërmes tyre edhe njerëzve.

Nga Dr.Kushtrim Rexhepi – Ekspert i Veterinarisë / https://www.landwirt.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *