spot_img
HomeLAJMET E FUNDITA ia vlen të investosh në bujqësi? Flet kultivuesi i dredhëzave nga...

A ia vlen të investosh në bujqësi? Flet kultivuesi i dredhëzave nga Llausha

spot_img

Investimi në bujqësi dhe përkushtimi në këtë sektor as që i kishte shkuar ndër mend Ismail Balaj kohë më parë, për arsye të moshës dhe rrethanave të tjera. Por sot, ai është një nga shembujt tipikë të viteve të fundit, ku individë të ndryshëm po i kthehen bujqësisë, si një nga sektorët më potencialë në vend.

Kultivimi i dredhëzave është një biznes i mirë për fermerët. Kërkesa për këtë produkt është tejet e lartë dhe klima e ndihmon kultivimin e tyre në vendin tonë.

Fshati Llaushë nga vjen Ismaili është një ndër fshatrat e parë që ka filluar me kultivimin e dredhëzës.

Dredhëzat janë një frut i shijshëm me ngjyrë të kuqe që i shijojmë në sezonin e pranverës.

Shumë fermerë tashmë një kohë janë mobilizuar në vjeljen e dredhëzave të para të cilat i kanë të mbjelluar në sera dhe në fushë të hapur. Ata kanë zënë rrugët në të gjitha anët e Kosovës duke shitur prodhimet e tyre.

Ismail Balaj në një bisedë për Gazeta Bujku tregon nxitjen për t’u marrë me bujqësi, përvojën e tij me këtë kulturë suksesin e tij dhe ëndrrën që ta zgjeron më shumë këtë kulturë fitimprurëse.

“Si shumë të tjerë edhe familja jonë ishim pa të ardhura të pa punë, vendosi prindi që të mbjellë diçka se kishim tokë të punuar, mirëpo çfarë kah t’ia mbajmë, pa mjete financimi. Vendosem që ta kultivojmë dredhëzën, pasi i pamë kushërit qա mbjellën dhe u motivuam nga ata që edhe ne të fillojmë. Në atë kohë Shoqata “IADK” ndihmonte fermerët në kultivimin e kësaj kulture dhe na financoj me me 0.10/h, dhe prej aty e deri më tani çdo vit mbjelli këtë kulturë profitabile. Përveç dredhëzës unë mbjelli edhe kultura tjera si specin (sumbork) dhe spinaq në vjeshtë, tash jam duke përgatitur domate për vjeshtë.

Fermeri nga Llausha Isamil Balaj, me kultivimin e dredhëz ka filluar në vitin 2008/2009, me 0.10/h duke e rritur biznesin, duke fituar nga puna dhe siç thotë ai edhe duke përfituar dije në këtë lami. Ai thekson se fitimi nuk ka qenë aq edhe i madh në mungesë të investimit për arsye se e vetmja e ardhur ishte nga kjo punë që bënte pra nga shitja e dredhëzave.

Isamili është një shembull për shumë të rijnë ai nuk u dorëzua dhe gradualisht rriti prodhimin e dredhëzës dhe tani ka mbjellë 40 ari dredhëz.

I pyetur se cilat varietet keni kultivuar pse? Fermeri Balaj u përgjigj:Si varietete më të përhapura qe unë kam është Alba dhe Roxana. Alben e mbjelli se është varietet i hershem dhe ka frut konik të madh me shije mesatare dhe është më e qëndrueshëm për në treg. Kurse Roxanen e mbjelli qe ta zgjas kohën e shitjes se Roxana është diku një javë më e vonë se sa Alba. Roxana ka frut të madh me shije mesatare dhe jep rendiment më shumë se Alba. Kam provuar edhe Maya, Asia etj, po në sipërfaqe më të vogla.

Ndërsa sa i përket tregut Isamili tregon: “Tregu në Kosovë nuk është i garantuar, ne shesim nëpër markete dhe në rrugë. Sikur të ishte tregu i garantuar ne do të mbjellshim me hektar. Zakonisht importi edhe po ulë çmimin e dredhëzës vendore.”

Ai është i kënaqur me kultivimin e dredhëzës por jo edhe me shitjen dhe çminim.

“Po, jam i kënaqur me kultivimin por jo edhe me shitjen dhe çmimin. Kosova ka tokë dhe klimë të përshtatshme për kultivimin e dredhëzës, dhe mund të them e ka dredhëzën ma të mirën në rajon, mirëpo tregun ma të dobëtin. Nuk ki ku ta dorëzosh dredhëzën, më kujtohet një herë telefonova në një nga pikat e grumbullimit dhe thash: sa e merrni kilogramin e dredhëzës (dredhëza ishte kualiteti 1) m’thanë: “0.40cent/kg edhe atë nëse ja hiqni bishtat”, ku me këtë çmim as punëtorët nuk mund t’i paguash.”

Në pemishten e tij Ismaili është i angazhuar më tërë familjen, punëtor angazhon vetëm gjatë kohës së vjeljes dhe shitjes nëpër rrugë.

Ëndrra e Ismailit është që ta zgjeron pemishten e dredhëz, gjatë viztës që i bëra dhe duke biseduar për çmimin me tha “vetëm le të shitet në këtë çmim sa të jem gjallë do e kultivoj dredhëzën”.

“Po dhe këtë e kam ëndërr, ëndrra ime është qa ta mbushi tregun sosovar (pse jo edhe eksport) me dredhëzën tonë, me shije dhe cilësi. Mirëpo, realiteti është ndryshe, ne e kemi problem ta shesim këtë sasi aq të vogël e leje të kemi më shumë ku “tregu” i vetëm do të jetë gjuajtja në plehra. Derisa jemi në këtë gjendje ne aplikojmë sasi veç sa shitet dhe jo zgjerim të madh”, u shpreh Ismaili.

I pyetur se a keni përfituar ndonjë grant apo subvencione si nga shteti i Kosovës apo ndonjë organizatë humanitare që merret me bujqësi? Ismaili u përgjigj: “Prej IADK-së 0.10 ari, kemi përfituar në vitin 2008/2009, e nga shteti jo asnjëherë nuk e kisha fatin. Presim që shteti t’i hap sytë që fermerët që janë të sinqertë në punën e tyre dhe t’i përkrah, e grantet të mos shkojnë në vendin e gabuar ku jemi dëshmitar me miliona euro grante çdo vit dhe ende jemi me importe. Në fund bëjë thirrje që të na përkrah shteti, që ne të punojmë se veç kështu ecë shteti përpara (edhe pse ka përmirësim për këtë gjendje), bujqësia është “motor” i shtetit, shumica e shteteve të mëdha kanë ecur para me bujqësi dhe janë zhvilluar prej saj.

Ismaili dhe shumë fermerë kanë motiv për të punuar tokën, por këta kërkojnë mbështetje institucionale nga populli që t’i konsumojmë t’i duam prodhimet vendore. Ja vlen të vizitohet Ismaili dhe t’i shijoni dredhëzat që kultivon ai me kënaqësi do ju shërbej. Duaje tendën. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme