spot_img
HomeBUJKU25 tharëse për BMA, Osa Termosistem tregon specifikacionin e tyre

25 tharëse për BMA, Osa Termosistem tregon specifikacionin e tyre

spot_img

Disa ditë më parë kemi nënshkruar kontratë për prodhimin e 25 tharëse horizontale të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike me sipërfaqe të tharjes prej 40 m² secila.

Kjo kontratë është ndër kontrata më të mëdhaja në këtë sektorë dhe ne si kompani jemi shumë falënderues IADK si implementuese e projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GIZ Kosovo GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë

Tharëset me sipërfaqe tharëse 40 m² do të jenë të teknologjisë së fundit dhe ndër më moderne jo vetë në rajon por edhe me gjerë,
Tharëset jenë të pajisura me këmbyes – ekonomizerë për shfrytëzim të efektshëm të energjisë nga gazra që lirohen në ambient nga kaldaja, rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, izolim shumë të mirë termikë, kontroll automatikë i procesit të tharjes dhe regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve.

Kjo falë punës së përbashkët të Inxhinierive tonë në krye me Zt Zejdi Ejupi dhe ekspertit të jashtëm Zt Bernd Sitzmann nga Creating Employment through Export Promotion

Ky model i tharësve do të ndikojë në ngritjen e kualiteti te produktit të tharë, ruajtje të ambientit, kursim të energjisë dhe zvogëlim të kostos së tharjes.

Dëshirojmë që ti inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për përkrahje ku thirrja për aplikim nga IADK është e hapur dhe të interesuarit mund të aplikojnë në projekt për përkrahje (i pari aplikon, i pari shërbehet).

Aplikimi bëhet në IADK, Add: Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri, tel: 049 777 046

#OsaTermosistem, #IADK #GIZ #dryer #MAP #medical #aromatic #plants #organika #BMA #bime #mjeksore #aromatike

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme