spot_img
HomeBUJKUBlegtoriZgjedhja e deleve dhe dhive për riprodhim

Zgjedhja e deleve dhe dhive për riprodhim

spot_img

Zgjedhja sipas pamjes morfologjike

Para zgjedhjes së deleve për reproduksion sipas pamjes së jashtme duhet pasur parasysh që krerët e zgjedhura t’i përgjigjen programit të tipit të kultivimit. Në fillim delet duhet vlerësuar si tërësi, pastaj vlerësohet madhësia dhe ndërtimi i skeletit dhe lidhja e disa pjesëve të tij, forma dhe ndërtimi i nyjeve, pastaj muskujt dhe në fund qëndrimi dhe sjellja e kafshëve. Pas kësaj vlerësohen shenjat seksuale dhe në fund shenjat tjera sekondare të kafshës. Për shkak të vlerësimit më të plotë të formatit të kafshës duhet vlerësuar edhe dy proporcionet themelore (lartësia dhe gjerësia e trupi). Pas vlerësimit të përgjithshëm të deles vazhdohet me vlerësimin e disa pjesëve trupore veç e veç, gjegjësisht në vlerësimin e kokës, qafës, xhidavisë, shpinës, etj.

Në qoftë se çdo pjesë e trupit vlerësohet me numër të caktuar poenësh, atëherë vlerësimi është objektiv dhe ky vlerësim ndryshe quhet poentim. Mbledhja e të gjitha poenëve për njësi të caktuar të trupit paraqet vlerën e fundit të kafshës, gjegjësisht notën përfundimtare të saj. Personi i cili e kryen poentimin duhet mirë të njohë parametrat për vlerësim të disa vetive kuantitative të deles.

Vlerësimi i formës së trupit përmes matjes është forma më praktike dhe më adekuate e vlerësimit të eksterierit të kafshës. Për të kryer këto veprime duhet të disponojmë me pajisje të nevojshme (peshore, shkopin e litinit, shirit matësin, këndmatësin etj). Te qengjat matja bëhet për përcjelljen e rritjes së tyre, duke filluar prej momentit të lindjes e deri në momentin kur përfundon përcjellja e tyre. Tek delet matjet bëhen menjëherë pas qethjes.

Zgjedhja sipas prejardhjes (pedigresë)

Në praktikë është e njohur se delet, paraardhësit e të cilave janë dalluar me prodhimtari të lartë (qumësht, mish, lesh, etj.), gjithashtu japin pasardhës me veti prodhuese mirë të shprehura. Për këtë arsye, gjatë aplikimit të seleksionimit individual, përveç tjerash duhet bërë edhe vlerësimin e secilës frymë veçmas sipas prejardhjes. Të dhënat për këtë vlerësim gjenden në librat themelore amë, gjegjësisht certifikatën përkatëse nga këto libra (pedigrenë). Në këtë certifikatë duhet shënuar emrat e prindërve dhe të paraardhësve tjerë të njohur, gjithashtu duhet shënuar edhe prodhimtarinë gjatë jetës së tyre riprodhuese. Për ta bërë zgjedhjen sipas kësaj metode, duhet që së paku të disponojmë me të dhëna për 3 gjenerata (për 3 gjenerata paraardhëse ).

Zgjedhja sipas vetive prodhuese

Përmes kësaj metode të zgjedhjes, kafshët (delet dhe dhitë) vlerësohen sipas vetive prodhuese (cilësore) të tyre, edhe atë:

Prodhimtaria dhe cilësia e qumështit,

Prodhimtaria, cilësia dhe rrezja e mishit,

Prodhimtaria, cilësia dhe rrezja e leshit,

Pjelloria.

Në rastet kur bëhet vlerësimi i vetive kuantitative të deleve dhe dhive, si kriter merren standardet racore apo prodhimtaria e planifikuar për ato kope. Për reproduksion merren krerët që kanë veti më të larta prodhuese nga ato të planifikuara, kurse krerët me prodhimtari më të ulët nga ajo që është planifikuar, eliminohen nga riprodhimi i mëtutjeshëm.

Zgjedhja sipas pasardhësve

Kjo zgjedhje paraqet hulumtimin e prindërve në bazë të pasardhësve, duke i vlerësuar aftësitë e prindërve për të përcjellë vetitë e tyre në pasardhës. Kjo është metoda më e përshtatshme e zgjedhjes së deleve dhe dhive. Kjo metodë ka rëndësi mjaft të madhe, sidomos gjatë aplikimit të ndërzimit artificial. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme