Zëvendësministri i Ministrinë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi, po vazhdon me publikimin e investimeve të Ministrisë së Bujqësisë. Ai në Facebook, ka publikuar investimin e MBPZHR-së për vitin 2018 ndërtimin e 109 serrave, sistemin e ujitjes dhe infrastrukturë përcjellëse, transmeton Gazeta Bujku.
Postimi i Plotë e i Zëvendësministrit Krasniqi:
MBPZHR edhe #109SERRA për kultivimin e perimeve në vendin tonë!
Përmes granteve investive të MBPZHR-2018 janë realizuar edhe #109 projekte në ngritjen e SERRAVE, sistemit të ujitjes dhe infrastrukturës përcjellëse.
Në këto investime të përbashkëta, fermerët kanë përfituar nga 30 deri 65 mijë euro dhe tanimë janë ngritur disa hektar serra.
Në këtë masë/sektor, MBPZHR ka investuar afër 3,5milion euro, në linkun e poshtë shënuar është edhe lista e projekteve fituese⬇️
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151119_1012_Sektori_per