spot_img
HomeBUJKUZëvendësministri Imri Demelezi merr pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni...

Zëvendësministri Imri Demelezi merr pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë

spot_img

Sot, zëvendësministri i MBPZhR-së, Imri Demelezi mori pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë – Nënkomiteti për Agrokulturë dhe Peshkatari. Takimi zhvillohet si pjesë e dialogut politik në kuadër Procesit të Stabilizim Asociimit.

Zyrtarët e MBPZHR-së dhe AUVK-së me përfaqësuesit e departamenteve përgjegjëse për fushat e kapitujve të diskutuar kontribuan gjatë takimit tërë ditor në pyetjet dhe diskutimet për raportimet paraprake.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e përmirësimit të Sigurisë Ushqimore në Kosovë bazuar në kapitullin e njëmbëdhjetë për Agrokulturë dhe Zhvillim Rural, kapitullin e dymbëdhjetë për Siguri Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitari, dhe kapitullit të trembëdhjetë për Peshkatarinë.

Si MBPZhR, ne do të përcjellim me shumë kujdes zhvillimet e secilit sektor përgjegjës për të përmirësuar gjendjen aktuale dhe njëherit falenderojmë Komisionin Evropian për kontributin e tyre, sidomos deri në nivelin e procesit të digjitalizimit të AUVK-së, dhe përkrahjes së vazhdueshme për MBPZHR-në, proces i cili do t’i kontribuoj jashtë mase përafrimit të standardeve tona me ato të BE-së, dhe kjo do jetë së pari kontribut për fermerët, prodhimin tonë dhe konsumatorët e të dyja palëve, të Kosovës dhe të BE-së.

Qeveria Kurti II, kabineti ministror, është i përkushtuar për rritjen e standartit, përkrahjes, transparencës së plotë dhe politikave që përputhen plotësisht me nevojat e fermerëve, operatorëve tjerë në zinxhir të ushqimit, mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të konsumatorëve./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme