spot_img
HomeBUJKUVeçoritë karakteristike të prodhimit të perimeve

Veçoritë karakteristike të prodhimit të perimeve

spot_img

Prodhimin e perimeve, si degë shumë intensive e prodhimtarisë bimore, e karakterizojnë disa veti të caktuara të cilat kanë të bëjnë me disa masa specifike agroteknike, si dhe investimeve të nevojshme. Këto dallime bazohen në plehërim, ujitje, përkujdesje intensive gjatë vegjetacionit, mënyra e kombinuar e prodhimit në objekte të mbyllura dhe në fushë të hapur etj.

Veçoritë kryesore specifike, të cilat prodhimin e perimeve e dallojnë nga prodhimi i bimëve tjera janë:

  1. Kultivimi i perimeve përmes fidanit

Kultivimi i perimeve përmes kësaj mënyre ka për qëllim që një pjesë të periudhës vegjetative, bima ta kaloj në kushte të kontrolluara (në shtretër apo serra), pasi që një numër i madh i bimëve perimore, përmes mbjelljes direkt të farës në fushë të hapur, nuk do ta arrinin pjekurinë, në kohën e dëshiruar për shkak të kushteve klimatike.

  1. Kultivimi i perimeve në ambiente të mbrojtura

Meqenëse një numër i madh i bimëve perimore, kanë kërkesa të mëdha ndaj temperaturave, kultivimi i tyre në fushë të hapur nuk është i mundur në disa periudha të vitit. Si pasojë në rastet e këtilla kemi karakterin sezonal të prodhimit të perimeve në mjedise të mbrojtura, edhe gjatë kohës kur për këtë prodhimtari nuk ekzistojnë kushte të përshtatshme në ambientin e jashtëm.

  1. Përdorimi i organeve të ndryshme të bimëve për ushqim

Tek llojet e ndryshme të kulturave perimore, shfrytëzohen pjesë të ndryshme të tyre për ushqim si: fryti, gjethet, rrënjët (frytrrënjori), lulëritë, kërcelli etj.

  1. Rendimenti i lartë për njësi të sipërfaqes

Tek disa bimë perimore mund të arrihen rendimente mjaft të larta (100 e më shumë t/ha). Ndërkaq në serra këto rendimente janë edhe më të larta.

  1. Mundësitë e shfrytëzimit intensive të tokës

Perimet janë kultura mjaft intensive. Nëse njihen mire kërkesat biologjike të perimeve, me një qarkullim të mire, nga një parcelë mund të merren 2-3 vjelje brenda vitit.

  1. Zhvillimi plotësuese i bimëve

Kjo veti nënkupton formimin e organeve produktive (edhe më vonë nga rezervat e grumbulluara më herët në rrënjë, gjethe etj). Kjo veti është karakteristike për lulelakrën e cila edhe në mungesë të dritës, pas fillimit të formimit të kokave, procesi i mëtejshëm i formimit të kokave vazhdon.

Përveç këtyre, ekzistojnë edhe karakteristika tjera që prodhimtarinë e perimeve e dallojnë nga prodhimi i bimëve lavërtare, siç janë: pjekja plotësuese e fryteve (kjo veti është karakteristike për domaten), karakteri sezonal i prodhimit, llojllojshmëria e madhe e bimëve perimore, koncentrimi i prodhimtarisë në vende apo regjione të caktuara etj.

Klasifikimi i perimeve

Botën bimore, përveç tjerash e karakterizon edhe numri mjaft i madh i llojeve të ndryshme. Nga numri i përgjithshëm i botës bimore, perimet përbejnë numër fare të vogël. Tek ne kultivohen rreth 20 – 25 lloje të perimeve, edhe pse kushtet klimatike dhe tokësore mundësojnë kultivimin e shumë më tepër llojeve.

Përhapja e llojeve të reja të perimeve është e kufizuar:

  • me vetitë biologjike të perimeve
  • mënyrën e kultivimit
  • tradita ne prodhimtarinë e perimeve
  • tradita ne konsumin e tyre

Klasifikimi i perimeve mundëson studimin më të lehtë të tyre. Në literaturë mund të hasen klasifikime të ndryshme.

Më të rëndësishëm janë:

  • Klasifikimi botanik
  • Klasifikimi në bazë të pjesës që përdoret për ushqim
  • Në bazë të qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit
  • Në bazë të periudhës vegjetative, etj.

Klasifikimi botanik 

Për nga aspekti shkencor ky klasifikim është më i drejt, megjithatë për perimtari ky klasifikim nuk është edhe shumë i përshtatshëm, për arsye se në kuadër të të njëjtës familje ekzistojnë lloje të cilat mjaft shumë dallohen me kërkesat e tyre biologjike dhe për nga mënyra e kultivimit (psh. Patatja me domaten).

Te gjitha perimet janë bime angjiosperme (farvshura)

  • Klasa Monokotiledone (Fam. Aliaceae)
  • Klasa Dycotledonae (Solonaceae, Cruciferae, Fabaceae, Umbelliferae, Malvaceae, Chenopodiaceae, Cucurbitaceae, Asteraceae

Klasifikimi në bazë të pjesës që përdoret për ushqim 

Ky klasifikim i dallon perimet në bazë të pjesës që përdoret për ushqim:

  • Perimet gjethore (sallata, spinaqi, lakra kokë, majdanozi gjethor, etj)
  • Perimet frytore (speci, domatja, trangulli, shalqiri, etj)
  • Perimet që kultivohen për pjesët nëntokësore (karota, qepa, pangjari i kuq etj),
  • Perimet që kultivohen për lulëritë e tyre (lule lakra)

Klasifikimi në bazë të ciklit jetësor 

Varësisht nga cikli jetësor perimet ndahen në:

  • Një vjeçare
  • Dy vjeçare
  • Shumë vjeçare

/Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme