spot_img
HomeBUJKUVeçoritë botanike dhe biologjike të arrës

Veçoritë botanike dhe biologjike të arrës

spot_img

Arra bën pjesë në gjininë Junglans L. e cila përmbledh 7-45 specie (varet kjo nga studimet taksonomike të autorëve), të cilat gjenden të shpërndara kudo në hemisferën Jugore e Veriore.  Një specie e përhapur është dhe J. nigra L. e cila është vendase në Kontinentin Amerikan. Sot në botë janë të përhapura edhe shumë arrë hibride të krijuara nga seleksionerët me veti të dëshiruara si për prodhim, për drurin për përpunim zdruktari, apo në përputhje me kushtet klimateriko-tokësorë të zonave ku mbillet. Rreth kësaj mendoj se llojet arrave vendase në Shqipëri që kanë ardhur nga përmirësimi gjenetik i shumë brezave shqiptarësh janë me veti të mira e unike ndaj duhet të kushtohet vëmendje për evidentimin dhe përhapjen gjerësisht në mbjelljet e reja. Kultura e arrës është një nga kulturat më jetë gjata.

Në literaturën thuhet se arra jeton 300-400 vjet, ka autorë që e çojnë deri në 800 vjet. Në Shqipëri gjendet zakonisht deri në lartësitë 800-900 m. nga niveli detit, por në Azinë Qendrore shkon deri në lartësitë 3000 m. Arra fillon të frutifikojë (shënojë) që në moshën 7-10 vjeçare, në frutifikim hyn në moshën 25-30 vjeçare dhe në prodhim të plotë në moshën 40-60 vjeçare. (G.Zeneli, Kola, 2007). Shkon në të gjitha tipet e tokave me përjashtim të atyre argjilore të rënda dhe tokave moçalore, ujërat nëntokësore duhet të jeni deri në 6m. Një pemë e rritur duron temperaturat deri në -25 Co. Temperaturat mbi 38 Co e dëmtojnë, gjithashtu dhe ngricat e vona.

Sistemi rrënjor i arrës është boshtor, por zhvillohet mirë edhe horizontalisht. Rritje të mirë ka deri në moshën 60-80 vjeçare. Nënë kurorën e arrës nuk rriten bimë të tjera, veçanërisht perimet  e familjes solanore (domate, patate, etj.)

Trungun e ka të drejtë dhe të lëmuar me disa plasaritje për së gjati dhe diametri mund të arrijë mbi 2 m. Ndërsa kurora fillimisht është e çrregullt dhe më pas merr formë të rregullt, diametri kurorës arrin deri në 15 m. dhe lartësia 25-30m.

Gjethet vendosen të këmbyera me 5-7 gjethe dhe lehtësisht të dhëmbëzuara,  kanë një aromë karakteristike që vjen nga përmbajtja në to të juglandinës.

Lulet  e arrës janë një seksore (monoike), ka lule mashkullore dhe lule femërore. Lulet femërore janë të vendosura në majë të bisqeve dyvjeçare, ndërsa lulet mashkullore në gjethet anësore. Lulet çelin në Prill-Maj.

Fruti është i mbuluar me një shark jeshil, kur piqet merr nuancë kafe. Guajada (perikarpi) e cila  mbulon thelpinjtë përbëhet nga dy pjesë simetrike, kështu janë ndarë dhe thelpinjtë të cilat janë veshur me një këmishë shumë të hollë ngjyrë bezhë.

Arra karakterizohet nga një prodhim i përvitshëm dhe vilet në shtator-tetor, një arrë në prodhim të plotë mund të prodhojë 30-150 kg. Sipas  studimeve arra jep mesatarisht 30-37 kg/rrënjë.

Autor: Koço Mosko

Gazeta Bujku e boton me leje te http://bota-bujqesore.blogspot.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme