spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUshqimet që nuk duhet t’i ndani nga tavolina juaj

Ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga tavolina juaj

spot_img

Peshku: përmban acide yndyrore omega-3 në sasi të mëdha. Ato janë të rëndësishme për rregullimin e funksioneve të trurit. Këto acide yndyrore përmirësojnë komunikimin mes qelizave të trurit duke siguruar shëndet më të mirë të trurit.

Specat djegës: 100 gr speca djegës përmbajnë 144 mg vitaminë C. Substancat antioksiduese të kësaj vitamine parandalojnë dëmtimin e trurit nga stresi oksidues.

Domatet: janë të pasura me antioksidues lykopen. Ato mund të luftojnë radikalet e lira dhe i eliminojnë nga trupi, ndaj parandalojnë dëmtimin e trurit të shkatuar nga oksidimi. Gjithashtu janë të mira edhe kundër humbjes së kujtesës.

Farat e kungullit: janë jashtëzakonisht të pasura me zink, një mineral që rrit kujtesën. Zinku luan edhe një rol të madh në shëndetin e përgjithshëm të trurit.

Brokoli: është i pasur me vitaminë C, vitaminë K dhe kolinë. Ndërsa kolina luan rol thelbësor për shëndetin e neurotransmetuesve dhe rrit fuqinë e kujtesës, vitamina K rrit fuqitë njohëse dhe kështu pengon degjenerimin e trurit.

Arrat: janë të pasura me acide yndyrorë omega-3 dhe omega-6, acid folik, vitaminë E dhe B6. Ato shtyjnë rënien e kujtesës dhe prania e acideve yndyrore siguron qarkullim më të mirë, pra shëndet më të mirë të trurit.

Kakao: studimet e kryera në lidhje mbi përfitimet e kakaos mbi shëndetin e trurit, sugjerojnë se se ajo ndihmon në parandalimin e problemeve të trurit.

Boronica: boronicat blu janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë që forcojnë trurin. Konsumi i rregullt i këtyre frutave të shëndetshme rrit fuqinë e kujtesës.

Veza: është e pasur me kolinë. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm për një tru të shëndetshëm. Veza gjithashtu përmban kolesterol, që kontribuon në ruajtjen e neuroneve të shëndetshme.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme