spot_img
HomeBUJKUUSAID dhe MPBZHR ndihmojnë fermerët e Kamenicës

USAID dhe MPBZHR ndihmojnë fermerët e Kamenicës

spot_img

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi, ka pritur në takim drejtorin e USAID-it Fatmir Selimin dhe zyrtaren e lartë për hortikulturë, bujqësi organike Valdete Avdiu, për të diskutuar rreth zhvillimit të bujqësisë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i një sektorit bujqësor më konkurrues përmes Asistencës Teknike dhe Granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat tjera në zinxhirin e vlerave.

Drejtori Arifi është shprehur shumë i kënaqur që ky projekt për fermerët që merren me Pemë të Imta dhe Bimë Aromatike e Mjekësore do të fillojë bashkëpunimin me USAID-in dhe Ministrinë e Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim që po e bëjmë dhe do të vazhdoj të punoj shumë duke qenë në gjendje gatishmërie shtatë ditë në javë, 24 orë punë”, tha ai.

Projekti në bashkëpunim me MPBZHR-në dhe USAID-in synon nxitjen e zhvillimit ekonomik, ngritjen e kapaciteteve teknike, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksportit përmes zinxhirëve të sipërfaqeve me kultura bujqësore.

Ndërkaq, zyrtarja e lartë për hortikulturë, bujqësi organike Valdete Avdiu është shprehur e kënaqur për këtë bashkëpunim dhe tha se MBPZHR-ja dhe USAID-i do të vazhdojnë të përkrahin financiarisht këtë projekt./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme