spot_img
HomeBUJKUUllinj të bardhë – Ja ku ndodhet pema unike e lashtë që...

Ullinj të bardhë – Ja ku ndodhet pema unike e lashtë që i prodhon?!

spot_img

Leucocarpa, e njohur edhe si leucolea, është një lloj i rrallë i ullirit, që gjendet kryesisht në jug të Italisë, në rajonin e njohur historikisht si “Magna Graecia” ose Greqia e Madhe.

Duke marrë emrin nga fjalët greke për të bardhë (leucos), ulliri (elaea) dhe fruta (carpos), ulliri leucocarpa ose leucolea karakterizohet kryesisht nga forma e tij e vogël. Por gjatë procesit të pjekjes, frutat e tij marrin një ngjyrë delikate fildishi ose margaritar të bardhë.

Ekspertët pohojnë se ky frutë i veçantë me shumë mundësi u prezantua për herë të parë në jug të Italisë gjatë viteve të kolonizimit grek të gadishullit italian dhe Sicilisë.

Kjo pemë unike e ullirit të bardhë është pjesë e familjes më të gjerë të ullinjve, të njohur në botën shkencore si “olea Europea”, që do të thotë ullinj europian.

Kolonitë greke të Italisë Jugore dhe dialektet e tyre

Jugu i Italisë nuk është vendi i vetëm ku prodhohet ky ulli i lashtë, por ky rajon është zona kryesore e prodhimit të ullinjve Leucocarpa në kohët moderne.

Ullinj të ngjashëm të bardhë gjenden sot në Greqi, por ato janë mjaft të rralla. Ato gjithashtu mund të vërehen në disa zona përgjatë brigjeve mesdhetare të Afrikës veriore dhe përgjatë gjithë perëndimit në brigjet e Atlantikut të Portugalisë.

europe-varieties-production-new-efforts-to-promote-rare-white-olive-variety-in-calabria-olive-oil-timesSidoqoftë, ulliri Leucocarpa njihet kryesisht me emra të ndryshëm vendas dhe produktet e tij nuk eksportohen në mënyrë të organizuar dhe sistematike.

Leucocarpa u përdor tradicionalisht në shekujt e kaluar nga komunitetet e Mesdheut, kryesisht për qëllime fetare, pasi ngjyra e saj e bardhë u bë sinonim i pastërtisë.

Ka dëshmi se edhe kishat e krishtera të rajonit ishin të njohura për përdorimin e vajit të veçantë të ullirit të prodhuar nga ky varietet për të vajosur perandorët dhe mbretërit.

Fatkeqësisht, për arsye të panjohura, Leucocarpa u përhap më pak dhe me kalimin e viteve, dhe ullinjtë e saj dhe vajrat tani janë produkte të rrallë, por bukuria e saj delikate është vërtet mjaft tërheqëse.

Kushdo që është i interesuar të shohë se si duket ky lloj ulliri apo të shijojë vajin e tij do të duhet të përpiqet të bëj kërkime të shumta pasi nuk është shumë e lehtë t’i gjesh ato në supermarkete të rregullta./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme