spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUdhëzimi për sasitë e ushqimeve

Udhëzimi për sasitë e ushqimeve

spot_img

‘Magjia’ e planit ushqimor qëndron te kombinimi i ushqimeve brenda ditës, dhe masave të ushqimit.

Pra, ushqimet brenda ditës janë të balancuara dhe në masë të caktuar për qëllimet e juaja. Për këtë qëllim, rekomandohet që të bleni një peshore të kuzhinës dhe udhëzimet e lartshënuara të masave të ndiqen me shumë kujdes, deri në momentin kur ju krijoni një shprehi dhe ide të masave.

Duhet të merrni parasysh që ushqimet duhet t’i matni të përgatitura, për shkak se gjatë procesit të zierjes apo pjekjes, masa e tyre ndryshon. Në këtë mënyrë, mishi e humb peshën pas përgatitjes, përderisa pastat, orizi, fasulet, etj., shtojnë peshën.

Në përgjithësi, rekomandohet që vaji/yndyra në ushqim të matet dhe ta përgatitni me një lugë të supës vaj për çdo anëtar për të cilët përgatitet ushqimi. Gjithashtu, sallatën të cilën do ta hani me shujtë, rekomandohet të përgatitet me vaj ulliri (1 lugë  të reçelit për çdo person) dhe të shtohet uthull/limon dhe kripë sipas dëshirës.

Megjithëse mënyra më e mirë dhe e saktë për matjen e masave mbetet peshorja, bashkëngjitur e keni një udhëzues për sasitë e ushqimeve.

Në plan, do të shihni se gota është përmendur për matjen e sasive. Me gotë maten qumështi, jogurti, lëngjet, pastat, orizi, sallata, etj. Gota e përmendur konsiderohet një gotë me madhësi mesatare, që ka vëllimin 240ml. Luga e supës ose reçelit, përdoret për të matur vajin, gjizën, mjaltën/marmaladën, buterin, etj. Keni parasysh se kur të përdoren gota ose luga, ushqimet të cilat do t’i matni, duhet të mbushen deri në nivelin e gotës ose lugës, pra jo të stërmbushen.

Megjithëse enët e kuzhinës të lartpërmendura mund të ndihmojnë në matjen e ushqimeve, disa lloje të ushqimeve si mishi, buka, patatet, pemët/perimet dhe djathi, nuk mund të maten me këto enë të kuzhinës. Në këtë rast, mund ta përdorni fizikun tuaj, ose  objekte tjera si referencë për të ju ndihmuar.

Në mënyrë që të matet mishi, mund të përdorim pëllëmbën e dorës, pra një porcion mish konsiderohet një copë e madhe përafërsisht sa pëllëmbës së dorës. Këtu përfshihet bifteku i viçit, 3 qyfte të vogla, ose 1 gjoks pule.

Në të njëjtën mënyrë mund të matet edhe peshku, përveç se, për shkak të sasisë më të vogël të yndyrës që përmban, 1 porcion i peshkut mund të matet me, përafërsisht 2 pëllëmbë, ku përfshihet 1 peshk, pa kokë. Me madhësinë e pëllëmbës së dorës mund të matët edhe një copë e bukës (30gr) e cila nuk duhet të ketë trashësinë më të madhe se një gisht. Disa nga ushqimet mund të maten me madhësinë e grushtit. Këtu përfshihen disa nga pemët dhe perimet dhe patatatja. Pra një pemë, perim ose patate mesatare do të  konsiderohej njëra që ka madhësinë përafërsisht sa një grusht.

Megjithatë, për disa pemë apo perime  të cilat nuk mund të maten me madhësinë e grushtit,ndiqni udhëzimet në planin e dietës për madhësinë e tyre. Në anën tjetër, djathi mund të matet me objekte të tjera, si kutia e çibritave. Në këtë rast, një copë djath (30gr), ka madhësinë përafërsisht sa një kuti e çibritave.

Përgatitur nga: Vala Pupovci, nutricioniste/dietologe /30ditët/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme