spot_img
HomeBUJKUU mbajt konferenca e 4-të e mjedrës ‘Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni...

U mbajt konferenca e 4-të e mjedrës ‘Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni për të ardhmen e sektorit të mjedrës’

spot_img

Shoqata nacionale e mjedrës ‘Mjedra e Kosovës’ mblodhi së bashku akterët vendas dhe ndërkombëtarë të sektorit të mjedrës në Konferencën e Katërt të Mjedrës “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni për të ardhmen e sektorit të mjedrës” të mbajtur në Prishtinë. Konferenca u mbështet nga USAID-i dhe donatorët CARITAS dhe GIZ në Kosovë.

Kjo ngjarje pati si synim avancimin e bashkëpunimit midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës, duke krijuar diskutime mbi perspektivat e ardhshme në këtë sektor në Kosovë, si dhe përmbledhjen e arritjeve kryesore dhe sfidave me të cilat ballafaqohet sektori i mjedrës në Kosovë viteve të fundit. Ngjarja përfshiu prezantime nga specialistët lokalë dhe ndërkombëtar të mjedrës.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 300 pjesëmarrës. Prezantues në ketë konferencë ishin: Kujtim Lepaja – Kosovw “Sektori i mjedrës në Kosovë”, Pawel Krawiec – Poloni “Sektori i mjedrës në Poloni”, Andreas Arnold – Gjermani “Vështrim i tregut për zinxhirin e vlerës së mjedrës, në Rajonin e Ballkanit”, Agnieszka Orzel – NIWA, Poloni “Prodhimi i materialit fidanor të mjedrës me cilësi të lartë dhe përparimet e fundit në përmirësimin gjenetik të mjedrës së zezë dhe manaferrës tek NIWA”, Krzysiek Sak – Poloni ‘Zhvillimi i zinxhirit të vlerës së mjedrës – një vështrim i prodhimit’, Andrzej Grenda – Poloni “Ndikimi i fertigimit në cilësi dhe rendiment tek mjedra vjeshtore”, Pawel Krawiec – Poloni “Sëmundjet dhe dëmtuesit kyç që paraqiten (prekin) mjedrën dhe kontrolli i tyre” Mark Wood “Ruajtja e progresit të arritur në sektorin e mjedrës në Kosovë”

Përveç prezantimeve ishte edhe paneli diskutues rreth sektorit tw mjedrave ne Kosove: në Panel ishin Kryetari i shoqatës ‘Mjedra e Kosoves’ Sami Uka, Drejtori i departamentit të politikave bujqësore Isuf Cikaqi, kryetari i kooperativës Red Gold, Ismet Osmani, Pronari i pikës grumbulluese Eurofruti, Bejtush Gashi si dhe pronari i pikës grumbulluese Laberion, Bashkim Osmani. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme