spot_img
HomeEKONOMITurqia shënon 15 për qind rritje në eksportin e limonit

Turqia shënon 15 për qind rritje në eksportin e limonit

spot_img

Këshilli Kombëtar i Agrumeve të Turqisë njoftoi të martën se eksporti i limonit është rritur me 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe ka arritur në 563 mijë e 703 tonë.

Eksporti i limonit nga Turqia është rritur me 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar duke arritur në 563 mijë e 703 tonë.

Të ardhurat nga ky eksport kanë rezultuar 266 milionë e 959 mijë dollarë.

Me nga 142 mijë tonë secili, Iraku dhe Rusia ndajnë vendin e parë në mesin me vendeve ku është realizuar më shumë eksport limoni nga Turqia.

Këto dy shtete pasohen nga Ukraina me 53 mijë tonë, Arabia Saudite me 38 mijë tonë dhe Rumania me 27 mijë tonë.

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar të Agrumeve të Turqisë, Kemal Kaçmaz, bëri me dije se një rritje e ndjeshme është regjistruar po ashtu në eksportin e limonit drejt Evropës.

“Ne duam që gjatë sezonit në vijim të hapemi me vendet e Lindjes së Largët, me në krye Republikën Popullore të Kinës. Jemi duke punuar fuqishëm në këtë drejtim. Kurse ministritë përkatëse po realizojnë kontakte me shtetet e synuara”, deklaro ai. /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme