spot_img
HomeEKONOMITurqia eksportoi 570 milionë dollarë lajthi në 4 muajt e parë të...

Turqia eksportoi 570 milionë dollarë lajthi në 4 muajt e parë të vitit

spot_img

Turqia në katër muajt e patë të vitit ka shitur lajthi në 105 vende duke filluar nga Italia, Gjermania dhe Franca.

Sipas një raporti bazuar në vlerësimin e të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKİB) gjatë periudhës janar-prill janë shitur 93 mijë e 437 ton lajthi duke sjellë 570 milionë e 178 mijë e 85 dollarë të ardhura.

Eksporti i lajthisë në këtë periudhë të vitit, në krahasim me një vit më parë, në bazë sasie u rrit me 4% ndërsa në bazë vlerë u rrit me 2%.

Vendi që ka marrë më shumë lajthi nga Turqia është Italia me 148 milionë e 997 mijë e 996 dollarë. Italia ndiqet nga Gjermania me 105 milionë e 81 mijë e 101 dollarë dhe Franca me 51 milionë e 368 mijë e 290 dollarë. /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme