spot_img
HomeBUJKUTregu i gjelbër virtual Agromarket KS mbështetë fermerët vendas, për të furnizuar...

Tregu i gjelbër virtual Agromarket KS mbështetë fermerët vendas, për të furnizuar produkte të freskëta direkt te konsumatori

spot_img

Edhe fermerët e kanë ndierë ndikimin ekonomik të COVID-19, i cili që nga viti i kaluar shkaktoi bllokim pak para fillimit të sezonës për tregjet e fermerëve në pranverë. Por, konzorciumi në mes të Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7dhe kompanisë konsulente Sigma BMC, të mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), u doli në ndihmë fermerëve. Si përgjigje ndaj rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, por edhe për të afruar fermerin lokal me klientë në një botë tashmë të digjitalizuar, u krijua e-tregu i gjelbër virtual i cili ka për qëllim fuqizimin e fermerëve lokal, si pjesë e intervenimeve të mëhereshme përmes trajnimeve të ofruara për përfaqësuesit e komunave Suharekë, Partes, Shtërpce dhe Gjakovë, në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit” të mbështetur nga JICA.

“Fermerët po luftojnë, njësoj si të gjithë, në atë që ka shumë paqartësi,” tha Myesere Hoxha, menaxherja e projektit dhe eksperte për transformim digjital. Për fermerët ky treg virtual po ofron shpresë se fermat e tyre do të mbijetojnë dhe zhvillohen. Fermerja Znj. Hajrije Gashi nga Savrova, Komuna e Suharekës e cila ishte e brengosur për qëndrueshmërinë e fermës së saj, thotë se “Tregu virtual Agromarket ks do të më mundësoj të kontaktoj direkt me klient dhe të krijoj raporte afatgjata. Po ashtu, me e rëndësishmja është se nuk do të humb kohë të dal në treg fizikisht për shitje të produkteve të mija dhe kështu do të kem më shumë kohë ti përkushtohem punës në fermë.

Në anën tjetër, Znj. Mimosa Cana, pronare e shitorës së specializuar Chez Cana në Gjakovë, ku ofron produkte të mishit që përpunohen në mënyrë artizanale por edhe suxhuk shtëpiak, verëra dhe djathëra të fortë që prezantojnë jetesën e të ushqyerit shëndetshëm, theksoi lehtësinë që ja ofron ky e-treg për të gjetur fermerët që prodhojnë këto produkte agrare artizanale,gjë që deri tani e kishte shumë të vështirë.

Pozitivisht ka vlerësuar e-tregun e gjelbër edhe kryefamiljari Z.Bekim Saliu nga Prishtina, duke thënë se “Si familje me kërkesa për tu ushqyer me pemë dhe perime të freskëta direkt nga fermat vendore por edhe me dëshirën për të përkrahur fermerët në komunën time, ne kemi filluar të përdorim tregun virtual agromarketks”. Fillimisht kemi porositur vezë fshati, kurse tani kemi filluar edhe me perime sezonale, shtoi Z. Saliu.

Të gjithë këta akter nga individ deri te biznese të ndryshme që dita ditës po i shtohen tregut virtual dhe po furnizohen me produkte të freskëta nga fermerët lokal, janë duke e bërë më të mirën e tyre duke i shërbyer komunitetit dhe duke ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm të fermerëve tanë, theksoi menaxherja e projektit Z. Hoxha.  Po ashtu, të gjithë organizatorët në komunitet përfshirë qeverisjen lokale dhe anëtarët përfitues të projektit trajnues nga JICA,po përpiqen të japin më të mirën e tyre. Tani na duhet që komuniteti të vijë dhe të na mbështesë, të mbështesë misionin tonë dhe të na ndihmojë të ecim përpara duke e regjistruar dhe blerë nga fermerët përmes tregut virtual Agromarket KS.

Tani e-tregu virtual ka një numër të vogël të fermerëve nga komuna e Gjakovës, Therandës, Parteshit dhe Shtërpcës, por ne presim dhe ftojmë të gjithë fermerët dhe të interesuarit e tjerë përgjatë tërë Kosovës të regjistrohen sa më parë, të bëhen pjesë e tregut virtual dhe kështu të fillojnë t’i marrin përfitimet që ky e-treg i ofron pa pagesë. Secili do të gjej diçka për vete në Agromarket KS, shtoi për fund Znj. Myesere Hoxha.

Homepage

https://www.facebook.com/AgromarketKSonline/

https://www.instagram.com/agromarket.ks/?hl=en

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme