spot_img
HomeBUJKUTrajtimi paraprak i frutit të gështenjës maksimizon fitimin por edhe stabiliizon çmimin!

Trajtimi paraprak i frutit të gështenjës maksimizon fitimin por edhe stabiliizon çmimin!

spot_img

Nga Shpend Nikoçi

Gështenja, burimi i vetëm natyror i ripërtërishëm i biodiversitetit që ka sjellë t’ardhura të përvitshme për komunitetin rural , që ka garantuar mbijetesën e komuniteteve malore, zhvillimi i të cilës ka funksionuar sipas ligjësisë natyrore ku norma e ripërtëritjes gjithnjë ka qenë më e lartë se ajo e dëmtimit që ka pësuar gështenja nga shfrytëzimi i përvitshëm dhe kështu ka vijuar prodhimtaria e përvitshme e frutave të gështenjës në epoka. Ky burim natyror është zhvilluar në mënyrë natyrale, është menaxhuar si kashnjet duke ruajtur me rigorozitet trashëgiminë gjenetike të kultivarëve tradicional dhe mbulon 20 % të sipërfaqes së përgjithshme të pyjeve në Tropojë!

Sot pemët tradicionale të prodhimit të frutave po përjetojnë një degradimin të tejskajshëm, një degradim i cili po rrezikon ekzistencën e kësaj specie dhe si rezultat ka shkaktuar përgjysmimin e prodhimit të frutave. Energjitë e ripërtëritjes natyrore dhe të prodhimit të këtyre pemëve çdo vit kanë ardhur duke u zvogëluar, aq sa kanë arritur piken kritike; që ka shkaktuar prishjen e ekuilibrit natyror mes dëmtimit dhe ripërtëritjes natyrore të kësaj peme. Sot të gjithë fermerët e gështenjës e kanë kuptuar, janë ndërgjegjësuar dhe e besojnë se ripërtëritja e këtij burimi natyror është alternativa e vetme që siguron ekzistencën e këtij burimi natyror të kërcënuar për zhdukje, që shkakton humbjen e trashëgimisë gjenetike të kultivarëve tradicional humbjen graduale të kultivarëve autokton.

Për menaxhimin e qëndrueshëm të këtij burimi natyror dhe për ruajtjen e trashëgimisë gjenetike të kultivarit tradicional, alternative e vetme është ndërhyrja e dorës së njeriut e udhëzuar nga mendja e specialistit për të aplikuar metodat agro-silvikulturore të ripërtëritjes së këtyre pemëve, për të nxitur dhe aktivizuar energjitë e ripërtëritjes natyrore të këtyre pemëve të cilave ju kanë shteruar energjitë natyrore të ripërtëritjes dhe ne jemi të detyruar të aktivizojmë ripërtëritjen e tyre, duke ju kryer shërbime kulturore dhe sanitare, si krasitje, rrallim, shërbime sanitare duke i trajtuar pemët me medikamentet  kuruese të nevojshme.

Gështenjat e Tropojës janë të vetmet gështenja Shqiptare që përmbushin plotësisht standardet dhe cilësinë e kërkuar për eksport në Itali, Francë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Frutet e gështenjës së kësaj treve janë më të mëdha dhe me shije më të ëmbla se gështenjat e tjera falë eko-pedologjisë, mikro-klimës shumë të favorshme dhe freskie së bjeshkëve që e bën më unike gështenjën që rritet në këtë habitat natyror.

Fruti i gështenjës në gjendje të freskët është një produkt superior, mbartë të gjitha vlerat ushqimore dhe dietetike, por sapo ai fillon të prishet, vjen duke i humbur në mënyrë graduale vlerat e tij. Ai ruan vlerën e tij origjinale dhe natyrale, për aq kohë sa frutet ruhen pa u zënë myk, pa u prishur, pa vepruar insektet, parazitet, larvat, si dhe kërpudhat.

Për të ruajtur shijen, aromën dhe vlerat ushqimore frutat e gështenjave duhet të trajtohet menjëherë pasi ato të mblidhen, për të parandaluar dëmtimin nga dëmtuesit e frutave, siç janë insektet, larvat, si dhe kërpudhave. Duhen bërë këto trajtime me qëllim që të ruajmë shijen dhe vlerën ushqyese të frutave për një muaj.

Seleksionimi është procesi më i domosdoshëm për trajtimin dhe përpunimin e frutave të gështenjave, pasi ky proçes i perzgjedh ato sipas madhësisë duke bërë të mundur përdorimin e linjave mekanike dhe fabrikave me transportier të mekanizur, ku prodhimi ndahet dhe drejtohet për në destinacionet e duhura, pastrohen kokrrat e dëmtuara , pastrohen lëvozhgat e mbetura, prodhimi standartizohet, ambalazhohet, magazinohet dhe përgatitet për eksport. Çmimi i frutit të gështenjës përcaktohet nga kultivuesit, ndryshon nga viti në vit dhe mund të rritet ndjeshëm kur prodhimi është i pakët, por në varësi të prodhimit , kultivuesit mund të pretendojnë një çmim më të lartë ose më të ulët sesa praktikohet normalisht çdo vit. Korrigjimi i çmimit është ekskluzivitet i prodhuesit!

Metoda e Trajtimit me zhytje në ujë ose metoda e hidroterapisë . Një metodë klasike për të ruajtur frutat e gështenjës është ajo e kurimit ose hidroterapia e cila konsiston në zhytjen e frutave të sapo mbledhur në ujë në temperaturën e mjedisit  per një periudhë 7 deri 9 dite . Frutat e krimbur e të prishur dalin sipër ujit dhe largohen ! Uji u ndërrohet çdo dy ditë ku pastaj bëhet nxjerrja nga uji , thahet lagështia e ujit në pjesen e jashtëme të frutit dhe amballazhohen në arka ose rrjeta . Pas trajtimit , gështenjat vëndosen në arka ose thasë rrjete , në vënde të kulluara mirë dhe me ventilim të detyruar që mund të ruhen pa u prishur deri në një muaj .

Ruajtja sipas teknikës tradicionale. Gështenjat e mbledhura, të vendosura në një lëndinë, në një trashësi 30 deri 40 cm dhe të mbuluar me gjethe dushku apo fier, duke i rrotulluar dhe përzier çdo ditë, nuk mundë të ruhen më shumë se 10 ditë.

Ruajtja në thark. Një metodë tradicionale për ruajtjen e frutave është ajo e mbledhjes së frutave të gështenjës së bashku me zhguallin e tyre që i mbështjell dhe vendosen në një platformë të përgatitur enkas për ruajtjen e tyre, ku shtrohet me fier apo me gjethe të thata , pas vendosjes së gështenjave në një trashësi 40 deri 60 cm. mbulohen me një shtresë të trashë fieri apo gjethesh dushku që të pengojë ngrirjen e frutave gjatë dimrit.

Në përfundim të dimrit si rezultat i dekompozimit, zhgualli me gjemba ndahet nga frutet shumë lehtë me anën e një grabuje, apo mjeteve të tjera, duke i grumbulluar zhguajt me gjëmba dhe duke i liruar frutat e gështenjës që të mblidhen më lehtë.

Frutet e gështenjës të trajtuara në këtë mënyrë, ruajnë të pa ndryshuara të gjitha vlerat ushqimore, si karbohidratet , proteinat , vitaminat, sheqernat, etj, për një periudhë 5 deri 6 muaj. Theksojmë se kjo metodë është mënyra më e mirë për ruajtjen e farës që do të mbillen në pranverë për prodhim fidanësh, por në qoftë se mendohet që të ruhen një periudhë kohe më gjatë, ndjeshëm bie fuqia mbirëse.

Ruajtja në gropa ! Në vartësi të sasisë së frutave hapet gropa në tokë me dimensionet nevojshme, shtrohet fier ose dushk në fund dhe anash gropës dhe hidhen frutat e gështenjës, mbulohen me fier ose dushk dhe sipër mbulohet me dhê. Trashësia e frutave mund të arrijë deri 1 m dhe kjo metodë ruajtje ka efekt për një periudhë një deri tre muaj. Vendosja e frutave në gropë së bashku me zhguallin, (eshkën) siguron mbrojtje më të sigurt!

Ruajtja në rërë. Konsiston në vendosjen e frutave të gështenjës në ambientin e dëshiruar dhe përzierja e tyre me rërë në raport 2 me 1 në mënyrë që frutet të përzihen me rërë, pasi lagështira dhe freskia që mban rëra i ruan pa u dëmtuar frutat për një periudhë deri në një muaj

Ruajtja në frigorifer. Frutet e gështenjës mundë të ruhen në frigorifer në temperature zero deri një grade për një periudhë kohe deri gjashtë muaj dhe të ngrira në një temperaturë minus 18 gradë C. Me këtë metodë mundë të ruhen frutet e gështenjave deri në një vit, duke ruajtur shijen dhe vlerat ushqimore Rekomandohet që pasi të dalin nga frigoriferi të konsumohen brenda 24 orëve.

Tharja e frutit

Një metodë për ruajtjen e frutave dhe për perpunimin e tyre është edhe tharja e frutit i cili perfitohet nëpërmes proçesit të tharjes që bën të mundur reduktimin e lagështirës së frutit, me rritjen e perqëndrimit të përbërsve aktiv dhe të elementëve minerale. Ruajtja e frutave të thata mundë të bëhet për një periudhë të gjatë kohore, një vit ose më shumë, pa u rrezikuar të prishet.

Operacioni i tharjes; kryhet sipas metodave tradicionale , në furra apo ndertime të posaçme . Objektet e tharjes, furrat, zakonisht ndërtohen me mur guri ose tulla . Për të siguruar energjinë e ngrohjes, përdoret ngrohje me zjarr, ku përdoren drutë e thata si dhe mbetjet e produkteve pyjore. Platforma ku vëndosen frutat e gështenjave ndërtohet zakonisht prej metali në formë rrjete, ose në mungesë të metalit edhe prej druri. Frutet e gështenjave rrotullohen herë pas here, në mënyrë që tharja të bëhet e një trajtshme dhe e plotë për të gjithë sasinë e frutave.

Temperatura nuk duhet të kalojë 26 gradë pasi rrezikohen albuminat dhe lendet Kimiko-organike të frutave që mund të vazhdojë nga 30 deri 35 ditë. Frutave të gështenjave të thata u hiqet lëvorja, e cila është tharë në masë të plotë dhe heqja e sajë bëhet lehtësisht dhe së bashku me lëvoren e brendshme. Heqja e lëvores bëhet me metoda tradicionale, me mjete primitive, duke i futur në thes dhe duke i goditur me shkop deri sa lëvorja e tyre të dëmtohet dhe të bien lehtësisht, ose me mjete të mekanizuara në linja dhe reparte të ngritura enkas për këtë qëllim.

Në disa vende të ndryshme janë ngritur linja dhe reparte moderne dhe të mekanizuara për tharjen dhe përpunimin e frutave të gështenjës që lehtëson punën e njeriut si dhe shton efektivitetin në punë, ku kryhen disa procese, seleksionimi, tharje dhe përpunimi në mënyrë të mekanizuar, duke krijuar edhe ngrohje elektrike me anën e rezistencave që shkurtohet koha e tharjes, pa prekur cilësinë e frutit.

Produkti i qëruar nga lëvoret vendoset në enë apo mjete të posaçme dhe ambalazhohet për tu ruajtur ose tregtuar, apo dërgohet në mullinj të posaçëm për tu bluar, nga ku përfitohet mielli i gështenjës aq i kërkuar nga tregjet dhe konsumatorët për vlerat ushqimore dhe shijen e veçantë që ka.

Bluarja e gështenjës – prodhimi i miellit 

Mielli i gështenjës përfitohet nga frutet e thata të gështenjës. Produkti ka një vlerë të lartë ushqyese, me një përmbajtja të lartë të sarkozës, të niseshtesë dhe është i pasur me elemente minerale

Zakonisht frutat e thara të gështenjës kalojnë në mullinj të posaçëm , në mënyrë që të marrim miell homogjen, të imët dhe me strukturë të njëjtë, ndërsa sot mullinjtë industrial me përdorimin e çekiçit elektrik, kanë kapacitet më të lartë dhe produktin e japin më cilësor./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme