spot_img
HomeLAJMET E FUNDITTë nxjerrim mësime nga gabimet e të tjerëve

Të nxjerrim mësime nga gabimet e të tjerëve

spot_img

KUJTESË E HIDHUR…

Nga Dr. Agim Nelaj

Ne (bletarët franceze) kurrë nuk do të konsideronim si qëllim, futjen e ndonjë insekticidi direkt në zgjojtë tonë, para se të shfaqeshin rriqrat parazitare. Së pari, u shfaq rriqra trakeale dhe mandej varroa destructor që shkatërroj bletët tona. Në dëshpërim, braktisëm fobin tonë të më parëshme ndaj kimikateve dhe shpejtë vetë jemi bërë burim kryesor i ekspozimit të bletëve tona ndaj pesticideve.

Ky është një fakt i trishtueshëm. Fakt që solli një epokë të re në toksicitetine bletëve. Kjo nuk erdhi nga jashtë, por nga brenda zgjoit ashtu si bletët zhvilluan rezistencë të natyrshme ndaj riqnave trakeale, dhe na solli jo vetëm shqetësim por dhe humbje masive. Gjendja e tanishme është më e komplikuar. Ka filluar epoka e marrjes se goditjes se rende nga VARROA. Shpëtimi ynë ishte përdorimi i dy varrocideve të tjerë sintetikë. I pari ishte Apistani  (Fluvalinate). Pasi u përdor disa vjet dhe filloj varro rezistenca ndaj Apistanit u prodhuan shirita me Cumaphos.

Vini re: se secili prej këtyre varrocideve i përkasin klasave të ndryshme të acaricideve, secili vepron në mënyrë të ndryshme. Kujtesa historike në lidhje me “humbjet pa nishan” të bletëve, për shkak të kolapsit nuk duhet harruar.

Ne (bletarët) humbëm rreth 70 për qind të familjeve te bletëve, kur rriqra trakeale pushtoi bletët. Mandej vdiqën 100 për qind të familjeve gjatë pushtimit nga Varroatoza. Por ne nuk harrojmë, kemi nxjerrë përfundime, në vazhdimësi, duke ndjekur humbjet pasuese të mëdha kur Apistani (Fluvalinati), nuk jepte më efekt, nga varro rezistenca. Ne u goditëm ende rëndë përsëri kur Cumafosi (Cumavar, CheckMite, Cumafos) dështoi nga varrorezistenca.

Humbjet si rezultat i përdorimit të Taktikut lëng, ishin te nëndheshme, më dëmprurëse më shqetësuese se historitë e mëparshme. Kjo, se efekti vazhdon dhe për një kohe te gjate edhe pas mospërdorimit. Taktiku ka veprim prapaveprues.( depozitohet në dyllë). Një numër jo i vogël bletarë që u mungoi një “Plan B” (EMERGJENCË E THJESHTË). Familjet e tyre shkuan pa trajtimin e duhur, patën pasoja katastrofike. Pra pavarësisht se ne e konsiderojmë të domosdoshëm përdorimin e pesticideve, të mos ngelim rob të një varrocidi, kushdo qoftë Ai. Jemi në epokën e varrorezistencës. Nga historia duhet ë kemi nxjerrë mësime.

Shpëtimi ynë është evitimi i “Varrorezistencës direkte” dhe veçanërisht “Varrorezistencës të kryqëzuar”, qe vjen nga përdorimi i varrocideve që qarkullojnë që prej 20 vjetësh. Përdorimi i tyre pa kriter, përsëritja e tyre në kohë të ndryshme, pa e ditur, pa konsultuar, se kush e ka radhën, mos njohja e papajtueshmërisë, Antagpnizmit (kundërshtive) apo Sinergjizmave (pajtueshmërisë). Kjo ka sjellë një situatë që e vështirëson përdorimin e secilit acaricid. Prandaj kemi hequr dore nga varrocidet kimike. Përdorën gjerësish varrocidet me origjine bimore, edhe këto duhet përdorur me kujdes me protokolle. Protokolli duhet të shoqërojnë në mënyrë specifike “ÇDO VIT BLETAR”. Çdo vit ka veçorit e veta…./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme