spot_img
HomeKuzhinëSytliaç në furrë

Sytliaç në furrë

spot_img

Në pjesën e kësaj jave do t’ju japim recetën për gatimin e ëmbëlsirave me qumësht, që ndodhen në krye të ëmbëlsirave të domosdoshme në kuzhinën turke. Krahas lehtësisë së gatimit, ëmbëlsirat me qumësht preferohen shpesh sepse janë të ushqyeshme dhe të lehta. Këto ëmbëlsira janë një zgjedhje e mirë sidomos për ata që duan të ëmbëlsojnë gojën pas një darke të rëndë. Edhe ne këtë javë bashkë do të gatuajmë “Sytliaç në furrë”, ëmbëlsirë kjo që gatuhet prej periudhës Osmane e deri më sot. Edhe pse sytliaçi në furrë është një përputhje e përkryer e qumështit, orizit dhe sheqerit, ai nga përbërësit e përdorur ngjason me pudingun e orizit që gatuhet në vende të ndryshme të botës, por ndryshon për nga trashësia, cilësia dhe mënyra e gatimit. Tani ta gatuajmë bashkë sytliaçin në furrë.

Fillimisht t’i numërojmë përbërësit e nevojshëm për këtë ëmbëlsirë:

  • gjysmë gote uji oriz
  • 1 gotë e gjysmë ujë
  • 5 gota uji qumësht
  • 3 lugë gjelle miell orizi
  • 1 lugë gjelle nisheste
  • 1 pako vanilje
  • 1 +1/3 gotë uji sheqer

Tani le ta gatuajmë bashkë sytliaçin në furrë: Fillimisht lajmë orizin dhe e vendosim në një tenxhere të thellë. Mbi të hedhim 1 gotë e gjysmë ujë të ftohtë dhe e ziejmë deri sa orizi të zbutet dhe e thithë ujin. Ndërkohë në një tenxhere tjetër përziejmë miellin e orizit, nishestenë, vaniljen dhe sheqerin dhe gradualisht shtojmë qumështin duke e përzier vazhdimisht deri sa ta fitojmë një masë homogjene. Pastaj tenxheren e vëmë në zjarr dhe e ziejmë duke e përzier vazhdimisht. Pasi valon për disa minuta i shtojmë orizin dhe e ziejmë deri sa të trashet. Sytliaçin e zier e ndajmë në tas rezistues ndaj nxehtësisë dhe presim deri sa të vaket. Taset me sytliaç të vakët i vendosim në një tepsi të thellë, të cilën e mbushim me ujë deri sa të mbërrijë tek gjysma e taseve. Tepsinë e vendosim në furrën e ngrohur paraprakisht në 200°C dhe pjekim sytliaçin për 15-20 minuta deri sa të skuqet sipër. Pasi të skuqet sytliaçin e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet mirë dhe e shërbejmë të ftohtë. Ju bëftë mirë. /trt.tr/shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme