spot_img
HomeKËSHILLAStudimi: si mund të 'edukohen' mushkonjat që mos t’ju pickojnë

Studimi: si mund të ‘edukohen’ mushkonjat që mos t’ju pickojnë

spot_img

Mushkonjat, përveçse bezdisëse, transmetojnë edhe sëmundje të rrezikshme. Ato çojnë në varr më shumë njerëz se cilado gjallëse tjetër.

Mjaft të shihet blogu i Bill Gates, ku tregohet grafikisht se ç’gjëmë sjell mushkonja. Dhe kjo ka bërë që së fundi, në aulat laboratorike, të ndizet e ashtuquajtura “lufta e fundit kundër mushkonjave”. Një studim i ri tregon një metodë sipas së cilës ato mund të trajnohen që të mos i pickojnë njerëzit. Kjo mund të jetë po aq efektiv sa përdorimi i ilaçeve kundër insekteve të quajtura si DEET.

Një eksperiment i kohëve të fundit mund të jetë një pikë kthese në këtë betejë pasi na pajis me një armë të habitshme dhe potencialisht revolucionare për t’i mundur ato.

Sipas një studimi të botuar në “Current Biology”, kur godisni një mushkonjë e cila përpiqet t’iu pickojë, ajo mëson të asocojë erën tuaj personale me atë përvojën kërcënuese për jetën e saj dhe kështu do t’iu shmanget në të ardhmen. Ky është demonstrimi i parë që tregon se mushkonjat janë në gjendje të kujtojnë e marrin mësim nga përvojat negative.

Siç thotë për National Geographic Jeff Riffell, hulumtues kryesor i këtij studimi dhe neuroekologjist i Universitetit të Uashingtonit,  “ato janë në thelb mushkonjat e Pavlovit”. Ai iu referua një eksperimenti të famshëm në të cilin qentë janë trajnuar për të jargëzuar në komandë, e cila është e krahasueshme me mushkonjat që trajnohen për të shmangur disa njerëz.

Mushkonjat nuk pickojnë në mënyrë të rastësishme. Ato janë të tërhequra nga aromat specifike, ku veçojnë ato njerëzore. Por, kur një person godet një mushkonjë, ato zakonisht krijojnë dridhje të vogla në lëkurë, gjë që pengon përpjekjet e për të pickuar.

Në këtë studim, hulumtuesit krijuan këto dridhje në seancat prej 20 minutave dhe zbuluan se kur pickimi i mushkonjave u pengua nga këto dridhje, insekti iu shmang asaj arome deri në 24 orë.

Ëalter Leal, i cili studion bashkëveprimin njerëz-mushkonjë në Universitetin e Kalifornisë, është shpresëplotë se kjo metodë do funksionojë.

 Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj – /tesheshi.com/ 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme