spot_img
HomeBUJKUSpërkatja dimërore e pemëve frutore

Spërkatja dimërore e pemëve frutore

spot_img

Para se të fillohet me spërkatje, më parë është mirë të kryhet krasitja e pemëve, të eliminohen degët e thyera dhe të infektuara, të eliminohen frutat e mbetura të modifikuara, gjethet etj.

Spërkatja duhet të realizohet në mot të mirë, pa erë dhe me temperatura mbi 10 °C .

Me spërkatje dimërore ndikohet në mënyrë preventive, eliminohen dhe ndikohet në zvogëlim infeksioni nga shkaktar të ndryshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Shkaktar të këtyre sëmundjeve dimërojnë në kurorë të pemëve, në fruta të kalbur dhe në gjethe.

Për të mos ndodh infeksion shkaktarët e sëmundjeve dhe dëmtuesit eliminohen me spërkatje në vend dimërim të tyre.

Në këtë mënyrë zvogëlohet potenciali infektues për vegjetacionin e ardhshëm në pemishte.

Pema duhet të trajtohet me kujdes me sasi të mjaftueshme të preparatit nga të gjitha anët në mënyrë që tretësira të rrjedh në të gjitha degëzat e pemës…

Është obligative përdorimi i rrobave mbrojtëse, dorëza, syze, kapelë, çizme dhe të lexohet udhëzimi mbi përdorimin e preparatit.

Prej dëmtuesve me spërkatje dimërore eliminohen numër i madh i insekteve si: morri i gjethit, gjethe përgjakësi i mollës, lulengrënësi i mollës, merimanga e kuqe etj.

Prej sëmundjeve me spërkatje dimërore eliminohen: gjethe përdredhësja e pjeshkës, deformimi i frutit te kumbulla, kroma e mollës, hiri, djegia bakteriale e mollës, monilia te ndryshme, djegie bakteriale te bërthamoret (Pseudomonas mors) etj.

Lëshimi dhe mos aplikimi i spërkatjes vjeshtore dhe dimërore ose kryerja jo kualitative, nuk mund të korrigjohet në pranverë.

Preparatet që përdoren për spërkatje dimërore:

– Vaji i Kuq – Përbëhet prej vajit mineral të rafinuar të cilit i shtohet bazë bakuri.

Është fungicid+insekticid dhe akaricid i cili vepron në bazë kontakti, i dedikuar për trajtim dimëror të pemëve dhe hardhisë së rrushit.

Përdoret në sasi 2-3 l/100 l ujë.

Duhet pasur kujdes në kualitetin e trajtimit, përgatitjen mirë të tretësirës dhe spërkatjen kualitative.

– Galmin,2.5 l/100 l ujë, për efekt ma të mirë kombinohet me preparat bakuri Cuproblau Z.(produkt slloven) 0.5% në 100 l ujë.

– Vaj i bardh, Oleodiazinon etj

Është masë agroteknike obligative në pemishte, me të cilën eliminohen numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve të pemëve frutore. Realizohet prej rënies së gjetheve në vjeshtë, deri në çelje të sythave, rezultate më të mira jep kur realizohet gjatë fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit. /Komuna e Junikut /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme