spot_img
HomeLAJMET E FUNDITSi duhet të ushqehen agjëruesit gjatë muajit të Ramazanit?

Si duhet të ushqehen agjëruesit gjatë muajit të Ramazanit?

spot_img

Nga Ajshe Leka

Muaji Ramazan është muaj i agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Gjatë kësaj periudhe, përpos disa ndalesave të caktuara, sipas rregullave të agjërimit bëhet edhe braktisja e ushqimit dhe pijes.

Mendohet që abstenimi nga ushqimi mund të ndihmojë në detoksifikimin e organizimit, duke shpërbërë qelizat dhjamore, për t`i përdorë për energji dhe duke çliruar toksina që mund të jenë të depozituara në to.
Nëse ndiqet si duhet, mund të ndikojë në uljen e kolesterolit dhe në largimin e peshës së tepërt.

Të moshuarit, të sëmurët, gratë shtatzëna, gratë të cilat ushqejnë me gji bebet e tyre, janë të liruara nga agjërimi.
Ndryshimi i zakoneve të ushqyerjes në muajin e Ramazanit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore, prandaj rekomandohet që të përcillet gjendja shëndetësore e çdo agjëruesi.

Vaktet ushqimore gjatë agjërimit

Gjatë Ramazanit, nëse ushqimi konsumohet i kombinuar me të gjithë nutrientet e nevojshëm siç janë proteinat, karbohidratet, vitaminat, fibrat, yndyrat, mineralet dhe uji dhe, nëse merret në mënyrën e drejtë dhe në sasinë e duhur, atëherë nuk e lejon trupin të ketë uri.

Gjatë periudhës së agjërimit, të gjithë që mbajnë Ramazan, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri, por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Ushqimi që duhet konsumuar

Në orët e lejuara për marrje të ushqimit, është e nevojshme të konsumohet ushqimi i cili tretet ngadalë, ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe oligo-elemente, të cilat gjinden në pemë dhe perime të freskëta sezonale, te pemët me lëvore, pastaj te pemët e thara, ndër të cilat janë hurma, kajsia,rrushi, fiku apo kumbullat.

Kastraveci është një burim shumë i mirë plotësues për ujin dhe elektrolitët. Bostani e pjepri gjithashtu janë fruta që plotësojnë më së miri nevojat për lëngje, sheqer dhe fibra.

Ushqimet me përmbajtje karbohidratesh, të shoqëruara me sa më shumë fibra dhe ujë, siç janë: tërshëra, elbi, thekra, buka e zezë, makaronat kafe dhe orizi kafe, patatet e vogla me lëkurë, bizelet, fasulet dhe misrat sigurojnë më shumë energji gjatë ditës.

Konsumimi i pijeve gjatë agjërimit

Është e rëndësishme të merren mjaftueshëm lëngje, së paku 8 gota ujë dhe jo vetëm gjatë ushqimit, por edhe në kohën mes vakteve, duke mos anashkaluar as çajrat bimorë.

DISA KËSHILLA:
– Të mos teprohet me kripën, pasi gjatë agjërimit mund të keni etje.
– Mundohuni të qëndroni larg ushqimeve të skuqura dhe produkteve me yndyrë, të kripura apo me sherbet.
– Nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara, sepse kanë ndikim të keq në organizim dhe shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë.
– Gjatë Ramazanit është mirë të ndiqni një regjim të ekuilibruar në dy vaktet tuaja. /Gazeta Bujku

Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme