spot_img
HomeLAJMET E FUNDITShqipëri, shpella e Pëllumbasit tërheqëse për turistët e huaj

Shqipëri, shpella e Pëllumbasit tërheqëse për turistët e huaj

spot_img

Fshati i Pëllumbasit ndodhet 23 km larg Tiranës dhe rreth 1 orë larg tij gjendet shpella, e cila mban të njëjtin emër.

Por për të shkuar në shpellën e Pëllumbasit është e nevojshme edhe zgjedhja e këpucëve kundër rrëshqitjes si dhe duhet të bëni kujdes qe te hidhni hapin e duhur.

Ngjitja është sa sfidë aq edhe kënaqësi sidomos për turistët. Nga lart në freskinë e erës duket edhe lumi i kaltër i Erzenit. Kristiani është gjerman por jeton prej dy vitesh në Shqipëri, dhe natyrën e bukur këtu po ua tregon e dy miqve të tij. Vështirësia e rrugës harrohet kur shikon shpellën.

“Nëse ke pajisjet e duhura dhe je i stërvitur atëherë hajde , është qejf…por nëse jo, mos e bëj është shumë e rrezikshme. Shumë nga aksidentet që kam dëgjuar në TV, radio apo kam lexuar në gazeta ndodhin së shumti sepse njerëzit ndërmarrin shumë rreziqe dhe nuk është natyra ajo që I vret njerëzit, është budallallëku”, thotë ai.

“Erdha nga Gjermania për të vizituar shokun, dhe ai na solli në këtë shpellë. Është vërtetë shumë shumë interesante këtu”, shprehet Manfrid, turist gjerman.

E ndërkaq, ndjesia që të lë kjo shpelle, e cila formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë, të shoqëron edhe kur del prej saj.

“E shijova vizitën në shpellë, është mrekulli që pas një rruge sfiduese të zbulosh këtë shpellë dhe të mendosh për mënyrën se si kanë jetuar këtu njerëz vite më parë”, u shpreh Ikah. /Top Channel

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme