spot_img
HomeBUJKUShpërndahen 40 makina për mbjelljen e grurit për fermerët malishevas

Shpërndahen 40 makina për mbjelljen e grurit për fermerët malishevas

spot_img

Sot është bërë shpërndarja e 40 makinave për mbjelljen e grurit, për bujqit të Komunës së Malishevës. Shpërndarjen e këtyre makinave për bujq, e kanë vëzhguar nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha duke i përgëzuar buqit përfitues ndër të tjera theksoi. “Besoj që këto subvencione do të ju ndihmojnë juve bujq të komunës sonë, pasi qëllim i yni është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, sepse bujqësinë e konsiderojmë, fushën më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë takimit me bujqit përfitues.

Ndërsa drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se “në vazhdimësi janë duke u munduar që brenda mundësive buxhetore, t’i përkrahim bujqit, në të gjitha format e mundshme, me qëllim të zhvillimit sa më të madh të bujqësisë ku Malisheva njihet si trevë bujqësore edhe në vazhdimësi sipas drejtorit Hoxha, do të ketë projekt, sot janë përkrahur 40 fermer, me makina për mbjelljen e grurit, dje me makina spërkatëse të pemëve, por edhe në të ardhmen do të ndihmojmë”.

Ky projekt shumë i rëndësishëm për fermerët e Komunës së Malishevës, është konkretizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës si edhe me participimin e fermerëve. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme