spot_img
HomeLAJMET E FUNDITShkatërrimi i tokave bujqësore, një përgjegjësi për të ardhmen

Shkatërrimi i tokave bujqësore, një përgjegjësi për të ardhmen

spot_img

Trashëgoni tokat bujqësore te pasardhësit dhe kushtoni rëndësi mbrojtjes së tyre.

Shkruan: Hasan Vuçitërna

Toka bujqësore shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, duke filuar nga ndërtimet e forta të shtëpive, ndërtesave, e deri te ndërtimi i rrugëve dhe autostradave, apo cila do arsye tjetër, ato nuk duhet të shkatërrohen – përgjegjësia për këtë është e madhe dhe është akt jo njerëzor.

Nëse dëshirojmë rruajtjen e tyre dhe të trashëgojmë pasardhësve tanë, duhet t’i anashkalojmë të gjitha masat që vijnë në kunërshtim me shkatërrimin e tokës, pavarësisht kostos së ndërtimit, që në disa raste në tokë bujqësore mund të dalë më e ulët.

Toka bujqësore e menaxhuar mirë është ushqim, është bukë për të gjithë ne dhe për pasardhëshit, andaj duhet të trashëgohet. Mbulon kafshët e egra dhe ndihmon në kontrollin e përmbytjeve dhe thith e filtron ujërat e stuhishme

Tokat bujqësore janë një pasuri kombëtare, e qëllimi i tyre është të sjellin të mir agrare, kurse ndryshimi i tyre pranohet si përjasthim, e të përcaktuara me ligj Nëse një individ i pandërgjegjshëm këtë e bën këtë vepër, atëherë shteti ndërmerr sanksione dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet shkatërrimi i tokave bujqësore.

Tokat bujqësore po shkatërrohen në masë të madhe e po uzurpohen, sidomos për autostrada – e për këtë është shembull autostrada “Ibrahim Rugova” e ndërtuar vite më parë, që ka ndarë toka bujqësore e parcela në gjymë – krejt kjo për diçka që nuk ka lidhje me veprimtari bgujqësore.

Bujqësia është zemra e ekonomisë së KOsovës, sidomos në lokalitet të caktuara si Rahoveci. Mbrojtja e tokave bujqësore siguron ushqim në suaza afatgjate dhe përfitime thelbësore mjedisore.

Kosova humb një mijë hektar të tokës bujqësore nga njerëzit e pandërgjegjshëm që bëjnë uzurpimin e këtyre tokave bujqësore.

Shkatërrimi i tokave bujqësore në këtë masë do ta fusë Kosovën në fund të kësaj në një krizë të madhe ushqimore.

Këto toka janë shndërruar në zona industriale, banesa kolektive e objekte afariste, kurse masa parandalimi asnjëherë nuk ka pasur. /Zëri i Bujkut/

(autori është i diplomuar në fakultetin e bujqësisë në Universitetin e Prishtinës)

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme