spot_img
HomeBUJKUSëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë së rrushit

Sëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë së rrushit

spot_img

Sëmundjet kryesore të hardhisë:

– hiri

– vrugu

– kalbëzimi i hirtë

– kalbëzimi i zi

– njollosja e zezë

– kanceri

– virozat

– bakteriozat, etj.

Dëmtuesit kryesorë tё hardhisë:

– tenja e pёrhimtë dhe e verdhë

– merimanga e hardhisë

– merimanga e kuqe

– turigjati gjethepёrdredhёs, etj.

Hiri i hardhisë (Uncinula nekator)

Image result for Uncinula necator

Kjo sëmundje i prekë gjethet, lastarёt e rinj, kokrrën dhe kalaveshin e rrushit. Kokrrat e prekura humbin formën e tyre normale, kanë njolla të ndryshkut në sipërfaqe dhe zakonisht mbulohen me një shtresë pluhuri ngjyrë hiri, pastaj qahen dhe hapin plagë për depërtimin e patogjenëve të tjerë.

Vrugu i hardhisë (Plasmopara Viticola)

Image result for Plasmopara Viticola

edhe kjo sëmundje i prekë gjethet, lastarët e rinj, kokrrën dhe kalaveshin e rrushit. Kokrrat e infektuara marrin ngjyrë të kafes, shkunden lehtë. Më vonë gjatë vegjetacionit infeksionet rezultojnë me kokrra të cilat janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllët, më pas marrin ngjyrë të kafes deri në kafeje të vjollce.

Tenja e verdhë dhe e gjelbër e hardhisë

dimërojnë në fazën e nimfës në vende të fshehta në dhe rreth cungjeve të hardhisë. Fluturat paraqiten kur për dhjetë ditë rresht temperatura mesatare kalon 10˚C. Femrat e gjeneratës së parë depozitojnë vezë në sythat frutorë, në petale dhe sepale të luleve e më vonë edhe në kalavesh dhe fruta.

Merimanga e hardhisë

Femra nën lëvore të trungut të hardhisë apo nën lëvoren e sythave, duke thithur lëngjet nga sythat shkakton plagë të cilat manifestohen me dëmtimin e tyre ndërsa lastarët e prekur kanë internodie më të shkurtra. Për shkak të dëmtimit të sythit kryesorë dalin sythat anësorë e me këtë rast kemi dukurinë e sythave të dyfishtë. në gjethe për shkak të thithjes së lëngjeve paraqiten njolla tё dekolorizuara. /Gazeta Bujku / keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme