spot_img
HomeEKONOMIRukiqi: Gruri dhe çeliku janë produktet që mungojnë më së shumti

Rukiqi: Gruri dhe çeliku janë produktet që mungojnë më së shumti

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar raportin “Indikatori matës i tendencës në biznes për tremujorin e tretë të vitit 2018” . Ai ka folur edhe për barrierat në tregtinë rajonale dhe Panairin e Agrobiznesit i cili organizohet nga OEK-u.

Gjatë prezantimit të raportit kryetari Rukiqi, tha se ky tremujor është më i suksesshëm sa i përket fushës së biznesit për shkak të fluksit të diasporës në Kosovë, “I kemi të dhënat e tre mujorit të tretë, korrik gusht shtator. Është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse rritet aktiviteti ekonomik
dhe biznesor duke e ditë fluksin e diasporës. Sa i përket këtij tre mujori, janë intervistuar 447 kompani nga sektorë të ndryshëm, prej të cilave vetëm 46% e kanë vlerësuar si të kënaqshme gjendjen në biznes. Të dhënat që vijnë nga ky tre mujori janë shumë më pozitive për shkak të fluksit të diasporës në vend”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe barrierat kryesore në të cilat hasin bizneset në vend.

“Kur jemi te barrierat e të bërit biznes, konkurrenca joreale dhe ekonomia joformale janë barriera që po na përsëriten. Pas këtyre vjen mungesa e mjeteve financiare”, tha Rukiqi.

I pari i OEK-ut ka treguar edhe për problemet me të cilat janë përballur kompanitë vendore, të cilat i ka shkaktuar Serbia ndër vite.

“Unë e kam një dokument, ku barrierat janë të dokumentuara. I kemi marrë rastet më tipike, si rasti i ELKOS-it, që asnjëherë nuk ka mundur të bëjë tranzit në Serbi.

Kompania “Frutex” është përballë me këto. Edhe kompania “Alpsko”, që është kompani sllovene në tranzitin e vet nuk i janë njohur çertifikatat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës por, i është kërkuar vazhdimisht dokumente nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga Serbia. Rastet më eklatante, janë kur në deklaracionin e mallrave, gjithmonë i është kërkuar, që në certifikata të mallrave, të shkruhet si import nga krahina autonome e “Kosovës dhe Metohisë”. Në shumicën prej tyre as nuk ka dhënë përgjigje CEFTA”, tha Rukiqi.

Kryetari i OEK-ut, ka thënë se panairi i Agrobiznesit do të hapet të hënën, në të cilin me shumicë do të ketë përfaqësim nga bizneset e Kosovës.“Sa i përket panairit, janë 40 kompani dhe 38 prej tyre janë të Kosovës, që është kthesë e madhe në kthimin të prezantimit të ekonomisë tonë dhe ka qëlluar në momentin e duhur. Është një natyrë tjetër dhe besoj që do të shihet shumë qartë potenciali i komanive tona dhe i shumë produkteve të cilat nuk shihen në tregun tonë pasi janë të dedikuara vetëm për eksport”. Pas vënies së taksës prej 100 për qind ai tha se gruri dhe çeliku janë produktet që mungojnë më së shumti. “Ka komunikim me Kroacinë, Turqinë, Hungarinë për importin e grurit”./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme