spot_img
HomeBUJKURritet interesimi për kultivimin e arrës, gështenjës, lajthisë dhe bajameve në Kosovë

Rritet interesimi për kultivimin e arrës, gështenjës, lajthisë dhe bajameve në Kosovë

spot_img

Autore: Msc. Besnike Aliaj

Koheve të fundit njerëzit në Kosovë kanë filluar të zgjojnë interesim të madh për kulturat e dru-frutorëve, e poashtu kanë filluar të vetëdijesohen se punimi i tokës ka një ndikim të madh në jetën e njeriut. Deri më tani kulturat të cilat janë kultivuar më shumë janë ato të pemëve të imëta si dredhëz, boronicë, mjedër, vishnje por që interesim të madh së fundmi kanë zgjuar edhe për kulturat arrore si arra, gështenja, lajthia, bademi, etj. Kjo kulturë si: arra, gështenja, dhe lajthia më parë janë rritur vetëm në male, por që tani shumë fermerë kanë filluar ta kultivojnë edhe në tokat pjellore, duke e parë si kulturë me leverdi për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Brenda Kosovës, ka ndryshime regjionale te konsiderueshme si në kultivimin e kulturave bujqësore po ashtu edhe në sipërfaqet e tokës (madhësia e fermës). Në disa regjione dhe nënregjione të Kosovës po ashtu ka dallime në zhvillimin e sektorëve të bujqësisë. Mund te thuhet se pjesa me e madhe e territorit të Kosovës është mbuluar me toke pjellore dhe ka klimë të përshtatshme, që garanton prodhimtari ekonomike dhe profitabile të drithërave, pemëve, perimeve dhe blegtorisë.

Kosova ka një sipërfaqe prej afro 1.1 milion ha, nga e cila 53 % është sipërfaqe e punueshme bujqësore, 41% sipërfaqe pyjore dhe 6 % sipërfaqe të tjera. Prej sipërfaqes së përgjithshme bujqësore 88 % e tokës bujqësore është në pronësi private dhe 12 % është në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore .

Në Kosovë dendësia e popullsisë është 204 banorë km 2 . Sipërfaqja e tokës punuese për kokë banori vlerësohet se është rreth 0.15 ha. Bazuar në të dhënat statistikore madhësia mesatare e fermës është 2.2 – 2.4 ha për familje, të ndara në 6-8 ngastra, fermat janë kryesisht të vogla dhe gjysmë komerciale. Sipas të dhënave, Kosova ka 577.000 ha tokë bujqësore. Prodhimtaria bimore në Kosovë është e dominuar nga prodhimtaria e drithërave që përfshinë 33.5% të sipërfaqeve bujqësore. Sipërfaqet e tokës bujqësore të pronësisë shoqërore nuk punohen për shkak të statusit të padefinuar të pronës shoqërore dhe janë të përfshira në toka të pa kultivuara (djerrina).
-Bujqësia në bruto produktin vendor(GDP) merr pjesë me 25-27,4%.(Mujori Makroekonomik, 2003).

Kosovarët bazuar në të dhënat statistikore rreth 55 % të buxhetit familjar e ndajnë për sigurimin e ushqimit, e që në BE është rreth 22%.
Për shkak të faktit se dendësia e banimit në Kosovë është rreth 204 banor / Km 2, me rreth 0.15-0.18 ha tokë / banor, mund të themi se Kosova është e varfër me tokë bujqësore, duke e krahasuar me Evropën, ku për një banor llogaritet 0.52 ha / banor. Përafërsisht 87% te tokës bujqësore, përfshirë këtu 90% deri 95% të tokës së kultivuar, 30% te kullosave dhe 38% të tokës pyjore është nën pronën private. Ne mungesë te aktiviteteve alternative te rëndësishme ekonomike, në zonat rurale në periudhën afat mesme, bujqësia është sektor i rëndësishëm i sigurimit të ushqimit të popullatës së Kosovës. Mesatarja e kulturave bujqësore për familje janë rreth 3.2 ha ndërsa rreth 2.2 ha. të tokës se punueshme zakonisht të fragmentuara në 4-8 parcela.

1. Dobitë e Arrës

Gjethet, fruti  dhe  trungu i arrës kanë një përdorim të gjërë në degët e ndryshme të industrisë. Frutat e gjelbërta para forcimit të lëvozhgës kanë përdorim  në industrinë e barërave dhe ushqimit. Gjethet, lëvozhga  dhe rrënjët në  industrinë e ngjyrave kurse vaji i arrës në teknogji dhe në art është mjaft i kërkuar dhe i vlerësuar.

Po ashtu bima e arrës është një material bazë që përdoret në mobileri. Por mbi të gjitha qëllimi bazë  i kultivimit të arrës janë materiet ushqyese që përmban ajo. Arra luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, derisa përmban materie ushqyese të dobishme për organizëm. Për këtë arsye në shtete të jashtme janë bërë shumë punime për përcaktimin e plotë të makro dhe mikro elementeve që përmban ky frut. Nga të gjitha materiet e vlefshme ushqyese që përmban arra, ajo më me rëndësi ështe yndyra e saj.

Arrat përmbajnë 52-70% yndyrë. Jo përqindja e madhe e përmbajtjes së arrës me yndyrë  por  mënyra e shpërndarjes  së acidit yndyror luan rol të veçantë. Arra është e pasur me acide yndyrore dhe prej tyre me së shumti përbëhet nga  acidet oleik, linoleik dhe  linolenik.

Yndyrën e arrës e përbëjnë rreth 50 -70% acidet e pangopura dhe ndër frutat me lëvozhgë të fortë arra është përmbajtës më i madh i acidit linoleik (~60% acit  linoleik, ~ 11% acit linolenik).

Përqindja e madhe e acideve tëpangopura tek arra ndihmon në zbritjen e sasisë së kolestrolit dhe lidhur me këtë mbrojtjen nga sëmundjet kardiologjike.

Arra e cila duhet të përdoret në dietën e përditshme është e pasur me proteina, hekur, zink, fosfor, magnezium, vitamin E, vitamin B dhe me posa(karbohidrate komplekse). Përveç rregullimit  të metabolizmës, posa ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, rregullimin e tensionit dhe mbrojten ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Poashtu vlera enegjetike e arrës është e lartë. I vetmi prej frutave që përmban në strukturën e  tij  argjent  është arra. Ndërsa i vetmi organ që ka nevojë për elementin e argjendit është truri. Për mbrojtjen e trurit dhe në veprimtarinë e trurit për tëmësuar, argjendi luan rol të vecantë.

Sepse joni i argjendit përmban veçori antibiotike. Arra është ndër frutat e ralla që përmbajnë Selenium. Seleniumi, për të krijuar enzimet antioksidante (seleno proteinet) lidhet me proteina.

Arra është një lloj fruti me vlera të larta  energjetike ku në 100 gr arra vlera e enegjisë ushqyese  është700 kalori. Hulumtimet shkencore  kanë dëshmuar një lidhje të fortë  kundër ushqimeve diabetike dhe riskut të ulët të sëmundjeve kardiologjike dhe kancerit.

Arra parandalon kuagulimin e gjakut, zvogëlon riskun e sëmundjeve koronare të zemrës, zvogëlon nivelin trigliceridit  dhe kolesterolit, mundëson transmetimin e nervit, jep një energji të lartë, është burim proteinash  dhe për arsye të vitaminave, mineraleve dhe izoelementeve që përmban luan rol tërëndësishëm për metabolizmin e njeriut.

Produktet që fitohen nga lëvozhga e gjelbërt e frutit të arrës përdoren në pastrimin e zorrës së trashë, në largimin e bakterieve prej zorrës dhe në funksionimin e rregullt të veshkave. Te arrat e papajekura prezenca e taninit është e madhe. Nëse konsumohet arra e papjekur  (duke iu shmangur sasisë së tepërt) pasurohen rrënjët e flokëve  dhe forcohen flokët.
Druri i arrës ka aftësi të shkëlqyera ilustruese. Për këtë arsye ka gjetur përdorim të gjërë në mobileri, në  industrinë e armëve, në prodhimin e parketit, mjeteve sportive dhe instrumenteve muzikore.

2. Dobitë e Gështenjës

Gështenjat përmbajnë përqindje më të lartë të nishestes dhe ujit sesa llojet e tjera të ngjashme të bimëve dru-frutore. Raporti i proteinës dhe yndyrës te gështenja është i ulët. Gështenja është produkt mjaft i pasur me  mineralle si nisheste, fibra, protein, kalium, fosfor, kalcium dhe vitamina B1, B2 ve C.

Vlera energjike në 100 gr gështenje është 160 kalori. Dhe në të njëjtën kohë 100 gr gështenje përmban 34 gram karbohidrate, 3.4 gram protein, 1,8 gram yndyrë dhe 8-10 gram fibra. Duhet të konsumohet me kujdes nga personat që mbajnë diet për shkak të sasisë sëkarbohidrateve që përmban.  Posaqërisht ato persona që kanë probleme shëndëtsore me sheqerin në gjak, me tension të lartë dhe probleme kardiovaskulare. Përmbajtja e gështenjës me hekur ndihmon në zvogëlimin e pagjaksisë, kurse prania e magneziumit dhe fosforit  luajnë rol të rëndësishëm në metabolizmin e eshtrave. Ka efekte qetësusese. Ndihmon në luftimin me stresin.  Vitamin C` në gështenjë ndikon mirë në dhëmbë, eshtra dhe vena të gjakut. Është e dobishme për trurin sepse parandalon harresën dhe alzajmerin. Forcon imunitetein dhe ndikon në plakjen e vonshme të qelizave.

Ekspertët shprehen që gështenja është një frut i dobishëm për shëndetin dhe eliminon lodhjen psikike. Në kohët e vjetra gështenja ishte fruti i parë që është kthyer në ëmbëlsirë duke e trajtuar me mjaltë. Gështenja ishte e njohur si pemë buke. Për shkak të strukturës me karbohidrat ka rol ushqyese në shëndetin e njeriut. Për fëmijët që janë në rritje ndikon në zhvillimin e trurit. E rinovon fytyrën duke eliminuar rudhat në lëkurë. Rregullon qarkullimin e qakut kështu që në të njëjtën kohë ndikon në shërimin e sëmundjeve të venave dhe hemeroideve, në kapsllëk, në lodhje të trupit dhe mëlqisë dhe tërheq vëmendjen me cilësinë e rregullimit të lukthit.

Gështenja si një produkt i rëndësishëm për industrinë e ushqimit na e pasuron tryezat  tona qoftë si frut i vetëm dhe qoftë si ëmbëlsirë. Gështenja, e cila është një ushqim i domosdoshëm i mbrëmjeve të dimrit, sikurse që mund të përdoret si një mëlmesë për ti dhënë shije orizit, gjellërave apo ëmbëlsirave, mund të konsumohet edhe vetë si frut. Egzistojnë disa metoda të pjekjes së mirë të gështenjave. Mund të konsumohet duke e pjekur në zjarr apo furrë që ndryshe emërohet edhe “Gështenja Qebabi”. Apo mund të konsumohet duke u zier. Por mund të shtojmë informacionin që ekspertët mendojnë se konsumimi i saj duke e zier është më i dobishëm.  Në dimër gështenjat më së shumti konsumohen si të pjekura në furrë dhe përdoret më së shumti në ëmbëlsira. Sidomos tortat apo ëmbëlsirat e përgatitura në dimër me gështenjë janë më të preferuarat . Atyre që i pëlqen shija e gështenjës në ëmbëlsira me padurim presin të vijë sezona. Gështenjat e ëmbëlsuara (Sheqerkat e Gështenjave) që prodhohen në Bursa dhe rrethinën e saj janë të njohura në gjithë botën. Gështenja e ëmbëlsuar mund të konsumohet edhe vetë por edhe të shtohet ëmbëlsirave.

3. Dobite e Lajthisë

Lajthitë përmbajnë një sasi të lartë me vitaminë B duke pasur kështu një ndikim të madh në sistemin nervor. Ato gjithashtu përmbajnë acide yndyrore dhe lipide, që e përmirësojnë punën dhe përqendrimin e trurit. Sipas studimeve të fundit, është arritur në përfundimin se ky produkt zbut dhimbjet kronike, falë substancës që stimulon prodhimin e hormonit të serotinës.

Ky hormon zvogëlon nivelin e ndjeshmërisë dhe mjekët e këshillojnë për të gjitha llojet e dhimbjeve duke qenë se ato shërbejnë si lehtësues. Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm. Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar. Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ. Lajthia mund të konsumohet e freskët, frut i sapo vjelë, në dimër si frut i thatë ose i përpunuar industrialisht. Industria ushqimore është përdoruesja më e madhe e frutave të lajthisë. Të qëruara, të pjekura dhe të copëtuara, përdoren në përgatitjen e çokollatës, të krokanteve, të akulloreve etj. Lajthia mund të përdoret dhe nga sektorë të tjerë të industrisë si në: kozmetikë, mjekësi, industrinë e vajit dhe parfumeri. Në frutikulturën moderne, është një nga speciet me interes shumë të madh për fermat bujqësore të shtrira në kodra dhe rrëzë maleve. Lajthia ka një prodhimtari shumë të lartë që mund të arrijë deri 25 kv/ha. Për prodhimtarinë e saj të lartë, mbi të gjitha për cilësitë e mira organoleptike, është konsideruar, në shkallë botërore, varieteti më i mirë në treg dhe ka çmimet më të larta të shitjes.

4. Dobitë e Bajameve(Bademit)

Bajamet përdoren gjerësisht në trajtimin e shumë sëmundjeve. Përdoren në shumë vende të ndryshme si vaj apo qumësht bajameje. Vaji i bajames është i rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës. Poashtu, vaji i bajameve ofron përfitime në shumë fusha të tilla si çrregullime të lëkurës, ripërtëritja e qelizave të lëkurës, riparimi i irritimeve të lëkurës, qarqet e errëta rreth syve, pastrimi i vajrave të pista në lëkurë, rezultatet pozitive në trajtimin e psoriasis dhe ekzemës, hapjen e poreve të lëkurës dhe rregullimin e ngjyrës së lëkurës. Qumështi i bajamës përdoren më së shumti në kozmetikë nga gratë për pastrim të lëkurës së fytyrës dhe trupit. Qumështi i bajameve është gjithashtu i dobishëm për humbjen e peshës. Bajamet e papjkura mirë poashtu mund të konsumeohen por pjesa e brendshme konsumohet si frut drufrutor. Vaji i bajames përdoret gjithashtu në Industri. Ajo përmban 54% yndyrë dhe 69% niseshte, dhe gjithashtu është e pasur me vitamina dhe kripëra minerale.

Dobitë tjera të bajameve janë:
Ndikon në regullimin e Kolestrolit .
Përdorimi i saj zvogëlon riskun e sulmeve në zemër.
Parandalon Kanserin.
Rregullon sistemin imunitar.
Ёshtë shumë e dobishme në aspektin e sigurimit të vitaminave dhe mineraleve.
Mbron kundër shumë sëmundjeve.
Rregullon sistemin e tretjes.
Është shumë i përdorshëm në problemet e lëkurës së yndyrshme dhe lëkurës së thatë.
Ofron shërime në lidhje me kapsllëkun tek fëmijët.
Ajo ka një efekt pozitiv në qumështin e nënës, është i dobishëm për zhvillimin e trupit për fëmijët, rekomandohet nga ekspertët për përdorim të grave shtatzëna përsa i përket rritjes së qumështit zhvillimit të foshnjave dhe shëndetit të tyre.
Ka efekte pozitive në përdorim nga njerëzit që përjetojnë stres
Përdoret për mos humbjen e flokëve, shëndetin e flokëve dhe shkëlqimin e tyre.
Ajo përdoret gjithashtu nga njerëzit që duan të humbin peshë sepse ndihmon në humbjen e peshës.
Parandalon formimin e gurëve në idhëz. /Gazeta Bujku

Literatura e shfrytëzuar:
www.misbell.net
Raporti i zhvillimit hapsinorë për sektorin e bujqësisë, 2004
https://gatuajmemire.com/keshilla/dobite-e-lajthise/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme