spot_img
HomeBUJKURoli i medias në promovimin e bujqësisë

Roli i medias në promovimin e bujqësisë

spot_img

Në emisionin “Jeta në fshat” të Radio Kosovës, të udhëhequr nga Demir Reshiti u trajtua tema: ‘Roli i medias në promovimin e bujqësisë’ – me gazetarin dhe themeluesin e portalit Gazeta Bujku.

Bujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, por më shumë për faktin se gjysma e popullsisë e siguron bazën e të ardhurave nëpërmjet këtij sektori. Në këtë kontekst, zhvillimi i bujqësisë është i një rëndësie të veçantë, si për ardhmërinë e ekonomisë së vendit, ashtu dhe për mirëqenien e popullatës në zonat rurale. Vitet e fundit janë bërë përpjekje për ta mbështetur sektorin bujqësor si nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, në fokus të të cilave është zhvillimi i bujqësisë në gjithë botën.

Si çdo sektor apo fushë që shfaqë interesim nga mediat edhe sektori i bujqësisë nuk ka mbetur anash, madje është në rritje. Mediat i kushtojnë rëndësi problemeve dhe sfidave me të cilat përballen fermerët. Ndonjëherë na rastisë të ndjekim edhe ndonjë reportazh që pasqyron punën e mirë të bujkut si dhe promovimin e prodhimeve vendore.

Mendoj se mediat janë vendimtare për t’i ndihmuar fermerët të kenë qasje në informacionin që ata kanë nevojë dhe t’i transmetojnë shqetësimet e tyre.

Raportimet mbi bujqësinë kryesisht janë të kufizuara në fatkeqësitë natyrore, mungesat e ushqimit, rritja e çmimeve të ushqimeve. Megjithatë, disa e argumentojnë se mediat kanë një rol potencialisht më të gjerë në ngritjen e profilit të bujqësisë midis vendimmarrësve në komunikimin e nevojave të fermerëve.

Por, puna e gazetarit nuk është që të jetë mjet i marrëdhënieve në mes organizatave apo ministrisë me fermerët. Puna e gazetarit është të gjejë dhe të tregojë tregime të mira.

Duke patur parasysh që jo të gjithë gazetarët janë specialistë të bujqësisë. Për këtë arsye më shumë mbulohen sektorët tjerë sesa sektori i bujqësisë.

Roli i mediave është që fermerët të kenë mundësi të shprehen të tregojnë për punën e tyre, mundin e tyre dhe mediat duhet të ju ndihmojnë, t’i promovojnë ata sa më shumë.

Në televizionet tona janë disa emisione që i kushtohen në tërësi bujqësisë, mirëpo gazetarët e kësaj lëmie janë më të pakët. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme