spot_img
HomeBUJKURikthehet i ftohti polar, disa këshilla për fermerët që t’i mbrojnë pemishtet...

Rikthehet i ftohti polar, disa këshilla për fermerët që t’i mbrojnë pemishtet nga ngricat

spot_img

Duke nisur nga sonte Shqipëria dhe Kosova pritet të përfshihen nga masat e ftohta ajrore me origjinë nga Arktiku, duke sjellë sërish reshje bore dhe ulje të temperaturave deri në -4 gradë Celsius.

Për shkak të uljes së temperaturave mund të dëmtohen edhe kultura bujqësore e në veçanti pemët frutore.

Pas vrojtimit të vazhdueshëm të kushteve agroklimatike në këto periudha, rekomandohet që të ndërmerren disa masa agroteknike me qellim të menaxhimit të këtyre situatave të pa parashikuara. Masat agroteknike për menaxhimin e ngricave pranverore dhe temperaturave të ulëta në pemët frutore janë:

Trajtimi i pemishtes me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat nën zero °C;

Spërkatja e pemishtes me ujë në formë shiu artificial nga momenti kur fillojnë ngricat, ku sasia e ujit për m2 është min. 25 l;

Kur temperatura të arrijë -0.5 °C rekomandohet që në rreshta të pemishtes dhe përreth saj të ndezët kashtë e lagur me qellim të tymosjes e cila ndikon direkt në ngritjen e temperaturës në pemishte;

Ngrohja me vazo të metalta të cilat mbushen me naftë dhe tekstil për djegie

Ndërsa këto ulje të temperaturave gjatë këtyre viteve kanë sjellë probleme dhe dëme edhe në kulturat perimore të mbjella në ambiente të mbrojtura (në sera). Ulja e temperaturave nën 5 0C tek kulturat perimore janë shumë të dëmshme andaj këto kultura nuk mund ti rezistojnë këtij minimumi për kohë të gjatë. Masat mbrojtëse që duhet marrë janë rregullimi i temperaturës në sera ku minimumi i mundshëm të mos jetë nën 100C. Ngrohja mund të bëhet në disa forma:

Ngrohja përmes sistemit të tubave të ujit;

Ngrohja me rrymë;

Ngrohja klasike me dru;

Ujitja e mire e serës me qëllim që të krijoj avuj uji ne serë;

Të përdoret agro-foli;

Trajtimi i fidanëve me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat./Motilokal.com/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme