spot_img
HomeBUJKURëndësia e qarkullimit fushor në prodhimtarinë bimore

Rëndësia e qarkullimit fushor në prodhimtarinë bimore

spot_img

Qarkullimi bimor – fushor

Me thënien toka “çlodhet” duke prodhuar gjëra të ndryshme, nënkupton gjithçka që kanë vërejtur bujqit. Me këtë nënkuptohet se kur një bimë përsëritet disa vjet rresht në të njëjtën tokë rendimenti ulet vazhdimisht.

Në kushtet e bujqësisë intensive niveli i pjellorisë mbahet me anë të qarkullimit dhe renditjes së bimëve të ndryshme, të cilat kthehen në të njëjtën tokë pas një kohe disa vjeçare.

Parimet e qarkullimit bujqësor

Efektet e kultivimit të një lloj bime në të njëjtën tokë ndaj bimës pasardhëse njihet prej shumë kohësh, ashtu si nevoja për renditjen e bimëve të ndryshme.

Janë të njohura bimët përmirësuese të cilat tokën e lënë më pjellore se e kanë gjetur dhe bimët varfëruese të cilat e shfrytëzojnë tokën dhe e lënë më të varfër. Rregulli bazë i çdo qarkullimi është ai i alternimit të bimëve përmirësuese me ato varfëruese.

Shtimi i pjellorisë prej bimëve përmirësuese rrjedh nga:

  • Punimet e thella që u bëhen disa bimëve (misrit, patates, pangjarit) etj.
  • Shtimi i lëndëve të dobishme nga bishtajoret të cilat përmirësojnë sidomos gjendjen kimike dhe
  • Efekti i punimeve përgatitore dhe efektet shtesë të lëndëve plehëruese.

Bimët përmirësuese mund të grupohen në tri kategori:

  1. Përmirësuese ripërtëritëse
  2. Përmirësuese livadhore dhe
  3. Bimët që lirojnë tokën herët.

Bimët varfëruese përbëjnë një grup homogjen dhe nga këto kryesore janë drithrat për kokërr (gruri, tërshëra, elbi, thekra etj.) të cilat kanë karakteristika biologjike, kërkesa agrokimike dhe nevoja ushqyese mjaft të ngjashme.

Qarkullimi racional duhet të ketë këtë renditje:

  • Bimë përmirësuese për ripërtëritje ose që e përmirësojnë dhe e lirojnë tokën herët.
  • Bimë varfëruese.
  • Bimë përmirësuese livadhore.
  • Bimë varfëruese.

Qarkullimi bimor – fushor: ka një rëndësi shumë të madhe biologjike, agroteknike dhe ekonomike në raport me aplikimin në monokulturë si:

  • Shfrytëzohen në mënyrë racionale elementet ushqyese dhe jo njëanshëm në krahasim me monokulturën.
  • Mundësia e infeksionit ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve është më e vogël në krahasim me monokulturën.
  • Pasurohet toka me elemente sidomos nëse kanë qenë të mbjella bishtajore.
  • Rritet plleshmëria dhe strukturaliteti i tokës.
  • Shfrytëzim më i mirë i fuqisë punëtore dhe mekanizimit gjatë gjithë vitit.

Të gjitha këto manifestohen në rritjen e cilësisë së prodhimit, rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për fermerë.

Rëndësia e mbjelljes së kulturës së dytë do të shërbej si një qarkullim bimor duke ndikuar në rendimente më të larta te kulturat që do ti kultivoni në atë parcelë. Qarkullimi bimor bujqësor paraqet sistem të prodhimeve bimore, gjatë së cilës kryhet ndërrimi i rregullt i mbjelljeve në hapësirën dhe kohën e një parcele.

Qarkullimi bimor bujqësor ka rëndësi të madhe, sepse nëse në të njëjtën sipërfaqe kultivohet kulturë e njëjtë disa vjet rresht (monokulturë), atëherë rendimentet zvogëlohen, kurse në të njejtën kohë barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit shumëzohen.

Qarkullimi bimor bujqësor është posaçërisht i rëndësishëm në prodhimin organik bujqësor, sepse me të, në mënyrë natyrore pengohet shumimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve, me çka në peshë të madhe i iket përdorimit të pesticideve.

Me rotacionin e kulturave bujqësore arrihet:

  1. Rregullimi i marrëdhënieve reciproke të kulturave bimore, barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe materieve ushqyese,
  2. Përmirësohet përmbajtja e humusit dhe ruhet sasia e tij,
  3. Përmirësohet struktura e tokës,
  4. Rritet përdorimi i materieve ushqyese nga bima dhe
  5. Kontrollohen më lehtë barojat e këqija, sëmundjet dhe dëmtuesit
  6. Në varësi të orientimit të prodhimtarië së një ekonomie bujqësore varet edhe ndërtimi i qarkullimit bimor i cili mund të jetë: perimor, drithor-foragjer, perimor-foragjer, drithor-perimor, perimor-drithorforagjer etj.

Përmes punimit në forma të ndryshme (për bimët e ndryshme që kultivohen me qarkullim bimor), eliminohet punimi i njëtrajtshëm i tokës, që ndodhë gjatë kultivimit në monokulturë.

Në qarkullim është e preferuar që të futen edhe bimë leguminoze që përmes procesit të azotofiksimit nga ajri, e pasurojnë tokën me azot.

Në këtë formë toka pasurohet me materie ushqyese dhe së bashku me faktorët tjerë ndikojnë në ruajtjen dhe rritjen e plleshmërisë së saj.

Aplikimi i drejtë i qarkullimit bimor, ndikon në rritjen e rendimenteve e me këtë edhe në arritjen e efekteve më të mira ekonomike.

Në kushtet tona (në prodhimtarinë lavërtare) më i përhapur është qarkullimi i thjesht në mes grurit dhe misrit.

Do të ishte shumë e preferuar që në vendin e tretë në këtë lloj qarkullimi të vij ndonjë bimë leguminoze e cila do të ndihmonte shumë prodhimin e grurit dhe misrit në dy vitet tjera.

Tipet e Qarkullimit

Qarkullime mjaft primitive janë ato dy vjeçare. Të zakonshme janë qarkullimet ripërtëritëse ku vendoset edhe një kulturë e ndërmjetme, kryesisht bishtajore.

Skemë tjetër e qarkullimit është ajo me bazë jonxhën: 1. Misër, 2. Grurë, 3. Tërfil, 4.5.6.7. jonxhë, ripërsëritet.

Qarkullimi vendoset mbi një renditje kulturash sipas rregullit dhe planit të parashikuar.

Qarkullimi i bimëve është i domosdoshëm sidomos:

  • Kur shfaqen dukuri të lodhjes së tokës. Arsyeja kryesore që imponon qarkullimin e bimëve është ajo e mënjanimit të dëmeve nga parazitët specifikë ose nga barojat e këqija.
  • Kur rrezikohet prishja e baraspeshës humide të tokës dhe në mënyrë që ajo mos të varfërohet është e domosdoshme që në qarkullim të futen bimë të cilat përmbysen si pleh i gjelbërt.
  • Kur ka mungesë të fuqisë punëtore, duhet që nëpërmjet qarkullimit të përshtatshëm e racional të bëhet një ndarje sa më e rregullt gjatë vitit.

Bimët e ndërmjetme

Bimët e tilla kanë cikël të shkurtër dhe shfrytëzojnë tokën e lirë nga korrja e bimës kryesore deri në mbjelljen e bimës pasardhëse. Kjo kohë mund të jetë e shkurtër, por mund të jetë edhe e gjatë dhe në këtë rast është me dobi mbjellja e bimëve të ndërmjetme. Bimë të rëndësishme të ndërmjeme janë ato që pasojnë grurin: Misri kulturë e dytë, patatja e vonë, bizelja, lulelakra dhe shumë perime tjera me cikël vegjetativ të shkurtër.

Skema trevjeçare e qarkullimit bimor – fushor duket kështu:

Largimi i bimëve leguminoze nga ky qarkullim ndikon shumë në ngjeshjen e madhe të tokës, si rezultat i përdorimit të madh të mekanizimit.

Struktura e qarkullimit bimor varet nga zgjedhja e kulturës dhe nga disa faktorë si:

  • Kushtet tokësore dhe klimatike (lartësia mbidetare dhe relievi)
  • Aplikimi i mekanizimit
  • Oferta dhe kërkesa e tregut
  • Çmimi i prodhimeve etj.

Që qarkullimi bimor- fushor të jetë i suksesshëm varet nga disa faktorë si:

Kompatibiliteti, disa kultura bujqësore si leguminozet janë si parakultura të shkëlqyera për shumë postkultura që futen në qarkullimin bimor-fushor, sepse toka është e pasur me azot, humus, toka është e pushuar mirë, por pas leguminozeve nuk rekomandohet që të kultivohet Elbi i birrës sepse mund të ndryshoj përbërjen kimike të proteinave në kokërr, që në industrinë e birrës nuk është e dëshiruar

VITI     Fusha   I                  Fusha II                    Fusha III

I          Misër                       Gruri vjeshtor            Soja

II        Gruri vjeshtor            Soja                          Misër

III       Soja                          Misër                      Gruri vjeshtor

Skema e qarkullimit të bimëve në agro-ekosisteme

Qarkullimi 4 fushorë

  • Misri
  • Elbi
  • Ndonjë bimë leguminoze (një vjeçare)
  • Gruri

Qarkullimi 5 fushorë

  • Patatja ose panxhar sheqeri
  • Drithërat pranverore
  • Soja
  • Gruri
  • Bizelja

Shembujt e dhënë më lart janë vetëm si ilustrim natyrisht se mund të bëhen edhe kombinime tjera, por gjithsesi duke i respektuar me përpikëri rregullat e qarkullimit bimor. /Gazeta Bujku / keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme