spot_img
HomeLAJMET E FUNDITReforma në bujqësi, një emergjencë kombëtare

Reforma në bujqësi, një emergjencë kombëtare

spot_img

Shuaip Roshi, ekspert i bujqësisë

Situata në bujqësi është tepër e rënduar, reformat kapitaliste dhe zhvillimi kapitalist i saj është frenuar, problemet më jetike kanë mbetur pa zgjidhje, në vend sundon një bujqësi thjesht natyrale me 380 mijë fermerë, me sipërfaqe shumë të kufizuar në rreth 1 ha dhe kjo e ndarë në dy – tre parcela. Kjo situatë nuk shtyhet më, duhet një realitet krejt tjetër, duhen vizione dhe strategji zhvillimi të mirëmenduara për nxjerrjen e bujqësisë nga kjo baltovinë ku ka rënë dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit kapitalist.

Reformat kapitaliste në bujqësi.

Kalimi i bujqësisë nga një ekonomi thjesht natyrale në ngritjen dhe funksionimin e fermave kapitaliste në bashkësi prodhuese dhe bashkësi tregtare, është një nga reformat më të rëndësishme. Rrugët e zgjidhjes: a) Rruga kryesore dhe e vetme është rruga e bindjes vullnetare, për të bashkuar tokën, punën, teknologjinë, investimet, prodhimet, tregun e brendshëm dhe atë të eksporteve. b) Për kushtet e vendit tonë me pak tokë dhe me konfiguracion të thyer,është domosdoshmëri jetike që fermerët të bashkohen në bashkësi, në zonat fushore mbi 10 ha dhe zonat kodrinore mbi 5 ha si dhe në bashkësitë tregtare.  Aktivitetit i këtyre fermave do të rregullohet mbi bazën e ligjit për ngritjen dhe funksionimin e fermave kapitaliste, në funksion të zbatimit të tij, do të rregullohen marrëdhëniet në formën e një aktmarrëveshje apo statuti për të drejtat dhe detyrimet e çdo fermeri, marrëdhëniet në fushën e tarifave që do të përdoren për mekanikën bujqësore dhe fuqisë punëtore, si dhe marrëdhëniet ekonomiko – financiare në fushën e shpërndarjes së të ardhurave. a) Të gjitha politikat ekonomiko-financiare që do të financojë shteti për zhvillimin e bujqësisë, të drejtohen në radhë të parë tek ata fermerë që do të përqafojnë zhvillimin kapitalist të bujqësisë. b)Të studiohet legjislacioni i vendeve fqinj, veçanërisht ai i shtetit grek, për ngritjen, funksionimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të fermave kapitaliste. c) Duhet të ngrihen struktura shtetërore posaçërisht që do të merren me ngritjen dhe funksionimi e fermave kapitaliste, si në rang ministrie edhe në pushtetin vendor, pra drejtoritë e fermave kapitaliste.  Po të fillojë të marrë rrugë zgjidhja e problemeve më jetike të bujqësisë, fermerët do të krijojnë bindje dhe do të vijnë vetë në bashkësi apo në ferma, por do të kthehen edhe shumë njerëz nga emigracioni, si ajo bleta punëtore që shëtit çdo ditë në një rreze 4-6 km për të mbledhur nektarin e luleve.

Të hapet me ligj tregu i shitjes së tokës bujqësore.

Çdo mall që del në treg merr formën, përmbajtjen dhe marrëdhënien kapitaliste vetëm në tregun e lirë, po tokës përse i mohohet kjo mundësi zhvillimi? Hapja e tregut të lirë do ti japë oksigjen marrëdhënieve kapitaliste në bujqësi dhe konkurrencës kapitaliste. Të gjithë fermerët nuk do ta përballojnë dot konkurrencën kapitaliste, por në këtë rrugë do lindin përveç fermave kapitaliste edhe fermerët e mesëm kapitalist dhe ata të mëdhenj.

Deri tani kemi një tatim minimal dhe të rrumbullakosur. Në vendosjen e këtij tatimi të diferencuar sipas kushteve dhe zonave që në gjuhën e ekonomisë kapitaliste quhet rentë, merren parasysh shumë faktorë, si: pjelloria natyrale e tokës, gjendja e infrastrukturës rrugore, largësitë nga tregjet, konfiguracioni, nën ujë apo mbi ujë, intensiteti i kulturës si dhe ambientet e mbyllura. Ky tatim do të jete i diferencuar për zonat fushore, zonat bregdetar, kodrinore dhe malore. Edhe në kohën kur ishte një ekonomi e centralizuar shteti bënte politika financiare favorizuese për zonat kodrinore-malore, si; në çmimin e karburanteve, në tarifat e mekanikës dhe në çmimet e blerjeve të produkteve bujqësore.

Të përfundojë sa më shpejt certifikimi i tokës

Ligji 7501 u miratua në kushtet e të misioneve sociale, në kohën e ndërrimit të sistemeve dhe ky ligj u gjykua nga të gjitha palët si më i miri për kohën. Me kalimin e kohës duhet të ishte përmirësuar në favor të pronarëve të tokës, sigurisht i studiuar dhe i peshuar mirë në kushtet e vendit tonë me pak tokë dhe me shumë lëvizje demografike. Edhe ligjet për pyjet dhe kullotat duhet të ishin në funksion dhe unison me ligjin për tokën, por në fakt ka ndodhur ndryshe, një pjesë e pyjeve dhe kullotave u janë kthyer pronarëve ndërsa tokat bujqësore jo. Zgjidhja e problemeve më jetike të bujqësisë shqiptare. Mbrojtja e tokës detyra më kapitale dhe më jetike për bujqësinë.

Në një vend me pak tokë bujqësore dhe me konfiguracion të thyer, në këto 25 vite jemi sjellë me të si fise barbare, duke i bërë një dëm kolosal brezave që vijnë. Disa dhjetëra e dhjetëra mijëra hektarë tokë, nën zë flitet për 220 mijë ha tokë bujqësore dhe nga këto 70 mijë ha fushë, janë braktisur ose janë zënë me banesa dhe biznese. Prerja e pyjeve dhe shkatërrimi i pritave malore, kanë krijuar gërryerje, fundosje dhe shkarje masive të tokës, lumenjtë dhe deti Adriatik po bëjnë kërdinë. Shumë zona fushore po moçalohen ose rimoçalohen.

Si do të përballohet kjo katastrofë kombëtare?

Me forcën e hekurt të ligjit, miratuar në parlament me 2/3 e votave, ku të vendosen norma të rrepta ligjore për gjithë kompleksitetin e faktorëve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e tokës. a) Të gjitha zonat rurale në qytet dhe në fshatra duhet të kthehen sa më shpejt në zona urbane. b) Të vendosen vijat e kuqe ku do të shtrihen banesat familjare, bizneset dhe qendrat ekonomike të bujqësisë, ku çdo banesë të ketë jo më shumë se 500 m2 tokë, themelet e të cilave të projektohen për 3-4 kate, në mënyrë që të përballohen nevojat për 2-3 breza. c) Të mirëpërcaktohen zonat industriale të qyteteve, si dhe zonat e komplekseve të blegtorisë, agrobizneset dhe qendrat ekonomike të bujqësisë. Të investohet që t’ju vihet fre lumenjve që derdhen në detin Adriatik të cilët po bëjnë kërdinë mbi tokën bujqësore. a) Të ngrihet sa më parë grupi i punës me ekspertë seriozë, me inxhinierë ndërtimi, hidroteknikë, topografë dhe gjeodezë, agronomë dhe inxhinierë pyjesh për të studiuar me hollësi të gjithë shtretërit e lumenjve nga vendburimet dhe deri në derdhje në detin Adriatik. b) Ky studim të fillojë nga faqet pyjore ku kalojnë lumenjtë, gjendjen e pritave malore dhe të përrenjve malorë, të shikohet me imtësi argjinatura në shtretërit e lumenjve ku ka nevojë për përforcime dhe ku ka nevojë të bëhen të reja, të gjitha daljet e veprave ujitëse si dhe panelet mbrojtëse, sa janë , si janë dhe ku duhen të bëhen të reja. Në këto grupe pune të marrin pjesë edhe specialistë të bazës që kanë punuar në ish drejtoritë e ujërave dhe ato të bujqësisë, gati shumica e këtyre veprave janë në  projektet që ndodhen në këto ish drejtori rajonale të ujërave dhe në institutin përkatës. /shekulli.com.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme