spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e lopëve Frizisi francez

Raca e lopëve Frizisi francez

spot_img

Sipas standardit, Frizisi francez është gjedh me prodhimtari mesatare qumështore, që posedon cilësi të gjedhit mishatak. Lartësia e xhidavisë së lopëve është 133,6 cm, masa trupore 615 kg, ndërsa lartësia e xhidavisë së demave është 143,5 cm e masa trupore rreth 960 kg. Ka prejardhje prej gjedheve zi e bardhë të Holandës që janë eksportuar në Francë qysh para dy shekujve.

Drejtimi i kultivimit ka qenë prodhimtaria e qumështit, me prodhimtari mesatare prej 4.000, 5.000 dhe 8.000 kg qumësht në laktacion, kurse te krerët superiore edhe deri 10.000 kg qumësht me 3,5-4% yndyrë. Kjo racë përdoret edhe për prodhimtarinë e mishit, që në këtë drejtim në Francë merr pjesë me 38%. Rrezja e mishit arrin mesataren prej 58 deri 59%. Është konstatuar se këto gjedhe të kryqëzuar me racën Sharole japin pasardhës me konformacion më të mirë të trupit.

Përveç Frizisit francez është i njohur edhe gjedhi me lara më të mëdha, i njohur si raca Drotonne. Kjo është racë autoktone me lartësi të xhidavisë 115 cm dhe masë trupore 350-400 kg, kurse demat 600-800 kg. Arrin prodhim të qumështit prej 2.500-3000 kg me 4,0-4,2% yndyrë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme