spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPyll në mes të stadiumit - mesazh sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit

Pyll në mes të stadiumit – mesazh sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit

spot_img

Artisti zviceran Klaus Littmann ka mbjellë 300 pemë në stadiumin Woerthersee me kapacitet prej 30,000 ulëse në Klagenfurt të Austrisë. Ekspozita “Për pyllin” është hapur me 8 shtator dhe do të zgjasë deri më 27 tetor.

Ndryshimet klimatike kohëve të fundit janë bërë temë në pjesën më të madhe të botës, ideja për ekspozitën nuk është e re. Gjithçka është shfrytëzuar nga një vepër e arkitektit dhe artistit austriak Max Peintner, realizuar mbi 30 vite më parë. Sipas Littmann, synimi është që të krijohet vetëdija se një ditë, natyra do të dominojë dhe të shfaqë forcën e saj kudo.

“Për shumë njerëz, për shkak të situatës aktuale, kjo përfaqëson një memorial si pjesë e diskutimit të ndryshimit të klimës”, tha Littmann.

“Unë i shoh problemet në Azi, në Kinë, si ndërtohen qytetet pa shumë gjelbërim,” shtoi ai.

“Njerëzit kanë nevojë për natyrën”.

Vizitorët dukej se morën mesazhin e duhur mjedisor të ekspozitës.

“Ka një efekt të madh të shoh një pyll brenda një stadiumi”, tha Lucrezia nga Italia. “Ne jemi mësuar ta shohim, por pasi të zhduket siç ndodhi me Amazonën. Atëherë ai jep perspektivën e duhur se çfarë do të thotë të humbasësh një pyll,” u shpreh ajo. /Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme