spot_img
HomeBUJKUPunët në bletishte gjatë muajit gusht

Punët në bletishte gjatë muajit gusht

spot_img

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

Muaji gusht është muaji i fundit i sezonit të vitit në vijim dhe muaji i parë i vitit të ardhshëm. Në kushtet tona klimatike është muaji më i nxehtë dhe më i thatë. Ky muaj përputhet me ndërrimin e breznive të bletëve, ku zëvendësohen bletët verore me ato dimërore. Nëse kjo situate krahasohet me atë të muajit të kaluar, do të vërejmë se janë shumë të ngjashme sa i përket temperaturave të larta, thatësisë, mungesës së kullosave më të pasura. Preferohet që bletarët të jenë të kujdesshëm dhe mos të bëjnë gabime në punën e tyre me bletët.

Nëse gjatë këtij muaji do të ketë reshje, atëherë do të paraqiten kullosa të qeta dhe të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin dhe punën e shoqërive të bletëve, e që janë të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Gjatë këtij muaji mund të ketë edhe prurje të mjaltëzës (nga gjethet e drurit të qarrit dhe bungut). Nëse prurjet janë më të mëdha në sasi, atëherë preferohet që ajo të nxjerrët nga zgjojet. Kjo mjaltë nuk duhet të jetë rezervë për bletët gjatë dimrit, nga se mund të shkaktojë dëme. Nëse sasia e këtij lloji mjalti është më e vogël, atëherë preferohet që bletët të ushqehen me sherbet sheqeri me qëllim që atë ta mbulojnë dhe të përzihet me sherbet . Kjo masë ndërmerret për arsye që dëmet eventuale të jenë sa më të vogla.

Duke pasur parasysh se ky muaj është edhe muaji i parë kalendarik i sezonit të ri bletar, duhet t`i kushtohet rëndësi e veçantë punëve me bletë. Gjatë këtij muaji (pas nxjerrjes se mjaltit) në bletishte kryhen këto punë:

Kryerja e kontrollit detal i të gjitha shoqërive të bletëve.

Bletët në zgjua janë kryesisht të lindura gjatë muajit qershor dhe korrik (bletë verore), ato do të kujdesën për bletët që do të lindin me një konstrukcion më ndryshe (bletët dimërore) të cilat da ta kalojnë shoqërinë gjatë sezonit dimëror e deri tek zhvillimet pranverore. Gjatë këtij kontrolli duhet që t`u kushtoni rëndësi këtyre detaleve:

– Fuqisë së shoqërisë (Kjo vërehet në bazë të numrit të kornizave me ve, larva dhe mbarsim të mbyllur).
– Gjendja shëndetësore e bletëve (Në radhë të parë sa është e pranishme varroa).

– Kualitetit të mëmës së bletëve (mbarsimi i mirë dhe i dëshiruar është që të jetë në formë të pllakës – korrniza e mbushur e tëra me ve, larva dhe mbarsim të mbyllur, në vrima eventuale të ketë pjalm dhe mjaltë të pa vulosur, mëma të mos bëjë vezë të brumbujve, nëpër kornizë të mos ketë hapsira të pjesërishme me vezë (vende-vende), por të jetë e plotë me ve, larva dhe mbarsim të mbuluar.

– Sipas mundësisë është e dëshirueshme që kornizat e skajshme të kenë mjaltë dhe pjalmë. Në kornizat me mbarsim, në pjesën e sipërme, fillojnë të krijohen kurorat e mjaltit, të cilat kanë formën e kapelës apo të shkronjës C.

– Kualiteti i ushqimit në zgjua duhet të kontrollohet dhe nëse ka një sasi të konsiderueshme të mjaltëzës, ajo duhet të hiqet.

– Shpërndarja e ushqimit brenda shoqërisë.
– Kualiteti i hojeve.

– Të kontrollohet vjetërsia e hojeve. Nëse është e nevojshme të zëvendësohen, të hiqen hojet e vjetra, ato të deformuara dhe të dëmtuara. Me këtë kontroll saktësisht e konstatojmë se cilit zgjua çka i mungon dhe ndërmerren masat e sanimit.

Disa fjalë për mëmat e bletëve

Muaji gusht është momenti i fundit kur duhet zëvendësuar mëmat e vjetra 2-3 vjeçare me mëma të reja, të fekonduara e kualitative. Ndodh shpeshherë që mëmat e amortizuara (të hargjuara) të vdesin gjatë dimrit ose, nëse mbijetojnë, kemi zhvillim të dobët të shoqërisë së bletëve. Zgjojet me mëma të dobëta ose ato pa mëma thuaja se gjithë herë janë shënjestëra të grabitjeve dhe shkatërrimit të tyre. Zgjojet e tilla krijojnë kushte idele për përhapjen e sëmundjeve të bletëve dhe shëndrrohen në vatra të tyre. Kjo është një arsye që çdo shoqëri patjetër duhet të ketë mëmën e re dhe kualitative e që si rezultat do të jetë shoqëria e shëndetshme dhe e fuqishme e bletëve.

Në qendër të vendit ku mendohet të krijohet tufa për dimërim, është e dëshirueshme të kemi hoje nga të cilat kan lindur 3-4 gjenerata bletësh; arsye për këtë është se mëma me vështirësi lëshon vezë në hoje të reja gjatë muajit gusht. Rezultat i kësaj është se do të kemi më pak vezë më vonë dhe më pak bletë që do të hyjnë në dimër. Kornizat me hoje më të reja duhet që t`i vendosim në skaje të kosherës e në qendër të vendosim korniza me hoje më të vjetra, por të mbushura me mjaltë dhe pjalm, sepse këto hoje më mirë e ruajnë nxehtësinë krahasuar me hojet e reja, kurse ushqimi do të jetë më afër tufës së formuar.

– Duke pasur parasysh se muaji gusht është muaj me temperatura të larta , duhet që t`i kushtojmë rëndësi ventilimit të zgjojit dhe ta pengojmë krijimin e *mjekrrës* në verandë – hyrje.

– Gjatë këtij kontrolli konstatojmë sasinë e ushqimit dhe faktin se a mjafton ai për dimërim dhe më çfarë sasie duhet ta ushqejmë. Ushqimin me sherbet duhet ta kryejmë më së largu gjerë në fund të muajit gusht, me qëllim që këtë punë ta kryejnë bletët e lindura gjatë muajit korrik e të cilat edhe ashtu nuk hyjnë në dimër, kurse bletët e reja të lindura dhe ato që do të lindin gjatë muajit gusht dhe shtator që mos të amortizohen. Të ushqyerit për dimër bëhet me sherbet sheqeri në raport 1;1 ose edhe 1:1,5 (në favor të sheqerit), kurse bletëve u jepet në sasi aq sa ato mund ta bartin gjatë natës (sasia sa më e madhe që të jetë e përfundojmë më shpejtë procesin e ushqimit, sepse kështu bletët më së paku amortizohen gjatë përpunimit të tij).

Sa i përket të ushqyerit për dimër ka mendime të ndryshme. Disa mendojnë se të ushqyerit e bletëve me 4-5 litra sherbet preferohet edhe kur bletët kanë sasi të mjaftueshme të ushqimit (rezerva), sepse në këtë mënyrë e zbusim mjaltëzën nëse e kemi në koshere, por edhe bletët dimërojnë më mirë në ushqim nga sheqeri. Disa të tjerë mendojnë se shoqëria e bletëve më mirë dimëron me ushqim natyral – mjaltë. Në lidhje me këtë mbetet që secili bletarë të vendosë vetë për bletët e veta.

– Rekomandohet që të mbahet higjiena e ujit në bletishte dhe rregullisht atë ta furnizoni me ujë të freskët, të cilin pa frikë, bletët mund ta shfrytëzojnë për nevoja të veta të ushqimit të larvave dhe mbajtjes së temperaturës në koshere.

– Një punë shumë e rëndësishme është vazhdimi i punëve në kultivimin e shoqërive të reja të formuara në muajin korrik, bashkimi i atyre të dobëtave me pak bletë dhe ushqim me shoqëri mesatare, kurse kornizat e tepërta që kanë nga pak ushqim t`i jepen shoqërive tjera që kanë nevojë.

Nëse kemi parasysh se mëma e bletëve, (Një zgjua mesatar) gjatë muajit gusht dhe shtator lëshon gjithsej 15.000 – 20.000 vezë, do të lindin po aq bletë, e këto janë bletët vjeshtore që do të hyjnë në dimër e të cilat do të kujdesen për vezët dhe larvat nga të cilat do të lindin bletët pranverore, prandaj duhet të kemi si synim që të gjitha zgjojet t`i kemi me këtë forcë.

-Qëllimi që duhet të gjitha zgjojet t`i kemi të shëndosha, na obligon që t`i ndërmarrim masat mbrojtëse në kohen e duhur kundër sëmundjes së varroës. Se çfarë preparate do të përdorën kundër saj, varet nga përgatitja profesionale e secilit bletarë, përvoja personale, përvojat e të tjerëve e tj. Më e rëndësishmja është se trajtimi i bletëve duhet të bëhet në gjysmën e muajit gusht (pasi të nxirret mjalti) me 4-5 trajtime në distance nga 3-4 ditë.(varësisht për cilin preparat apo medikament përcaktoheni)

Me rëndësi të veçantë është trajtimi në muajin tetor – nëntor (kur lejojnë kushtet klimatike-temperaturat), sepse atëherë në zgjua nuk kemi ve, larva dhe mbarsim të mbyllur, respektivisht të gjitha rriqërat – varoa janë në bletë.

Pas të gjitha këtyre që u thanë, mund të themi se me gjithë atë nuk kemi një reçetë apo këshillë unike për të gjitha rastet, për të gjitha rastet e bletimit dhe për të gjithë bletarët, por duhet të plotësohemi, këshillohemi dhe ndihmohemi mes vete. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme