spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari për muajin nëntor

Punët në bletari për muajin nëntor

spot_img

Nga Nehru Salihu – Njohës i bletarisë

Gjatë muajit nëntor kemi oscilim të konsiderueshëm të temperaturave, ato jo rrallë arrijnë nën 0°C., por në anën tjetër kemi raste kur e kalojnë edhe +12°C. Bletët më nuk dalin në fluturim, nuk ka mbarsim në zgjua, ato e konsolidojnë tufën bile edhe ngjeshën aq shumë sa e zvogëlojnë volumin e saj. Këtë e bëjnë me qëllim që ta mbajnë temperaturën me më pak harxhime të ushqimit. Gjatë muajit nëntor harxhimet mesatare të një shoqërie mesatare janë diku 700-800 gram ushqim. Ditët me të reshura dhe mjegulla i pengojnë bletët, por përmes vrimave adekuate të ventilimit ato e largojnë lagështinë e tepërt nga kosherja.

Në muajin Nëntor bletët hyjnë në fazën më të rrezikshme gjatë vitit. Bletari tani duhet që t’i kushtojë rëndësi kushteve për krijimin e qetësisë absolute në bletishte dhe t`i eliminojë apo minimizoi pasojat e faktorëve që shkaktojnë dëme , si:

– Nga era –fryma e fortë, (nëse është e nevojshme ta mbrojë hyrjen në koshere);

– Nga kafshët dhe shpezët shtepiake, (të rregullohet ndonjë rrethojë);

– Nga të reshurat, (pjesa e pasme e kosheres të ngritët pak që uji të kullohet përpara);

– Kohë pas kohe, kur lejojnë temperaturat, të kontrollojë letrën izoluese a mos ka lagështi të tepërt. Nëse ka lagështi të tepërt të vërtetohet nga vjen ajo. Nëse është kapaku i dëmtuar, ai patjetër duhet të ndërrohet ose të merret ndonjë masë tjetër mbrojtëse.

– Të kontrollohen bazamentet në të cilat janë vendosur kosheret, sepse nga lagështia e terrenit ato mund të anohen në ndonjë anë, nëse kemi këso raste, ato duhet me kujdes t`i drejtojmë. Në muajin nëntor, në ditët pa reshje dhe temperaturë rreth +10°C , mund t’ua ndërrojmë vendin koshereve, nëse për këtë kemi nevojë.

– Duhet të kemi kujdes që lëvizjet tona gjatë transferimit të koshereve të jenë të ngadalshme, pa shkaktuar tronditje të kosheres, sepse kjo ka si pasojë ndarjen e bletëve nga tufa dhe ato bien në dysheme, pasi për shkak të temperaturave të ulëta ato nuk mund të ngritën nga dyshemeja dhe aty vdesin.

Varësisht nga terrenet ka edhe ndryshime të klimës. Në viset më të ulëta është pak klimë më e butë me intervale kohore me temperatura pak më të larta, krahasuar me viset kodrinore e malore. Gjatë ditëve më të ngrohta, kur temperatura kalon +12°C. bletarët këtë mund ta shfrytëzojnë për trajtimin e fundit kundër varoos me tymosje. Ky trajtim kryhet në orët e para të pasdites, sipas udhëzimeve të prodhuesve të preparateve. I njëjti trajtim me tymosje preferohet të kryhet të nesërmen nëse lejojnë temperaturat dhe kushtet klimatike.

Në muajin nëntor preferohet të bëhet dezinfektimi i të gjitha pjesëve të koshereve që janë përdorur gjatë vitit e pastaj ato të vendosën në depo. Ky veprim kryhet me qëllim që ato t`i mbrojmë dhe të jenë të gatshme për përdorim sezonin e ardhshëm.

Po ashtu gjatë nëntorit preferohet edhe pastrimi i bletishtës nga çdo gjë që nuk është e nevojshme të jetë aty. Kohë pas kohe kujdesuni që shpendët e ndryshëm mos të shkaktojnë dëme dhe shqetësimin e zgjojeve të bletëve sikur se edhe kafshët shtëpiake.

Kontrollojeni ventilimin, nëse letra e vendosur në tavanin e kosheres është e lagur, atëherë është shenjë se ventilimi funksionon mirë, letrën e lagur zëvendëson me një të terur.

Mbrojtja nga era-fryma është e mirëseardhur nëse prapa bletëve në largësi gjer 4.m. kemi ndonjë mur apo rrethojë, kurse hyrjen në koshere mund ta mbrojmë nga era , nëse nga pjesa e poshtme të verandës e kapim-ngjisim një foli najloni në formë të pjerrët në pjesën mbi hyrje të kosheres.

Kontrolloni, posaçërisht në vendet ku bashkohen pjesët e kosheres, mos eventualisht ka ndonjë vrimë, ato mund të mbyllen me letër ose shirit izolues. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme