spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit qershor

Punët në bletari gjatë muajit qershor

spot_img

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë dhe viset të cilat kanë kushtet klimatike të ngjashme)

Pas kalimit të muajit të beharit dhe kullosës së  akacies vjen muaji qershor  me kullosa me intensitet më të ulët. Nëse kemi pasur kullosë të mirë e të pasur me mjaltë të bletëve në akacie duhet atë ta nxjerrim dhe t`ia lirojmë vendin mjaltit që vjen nga kullosat me intrenzitet më të ulët siç janë  ato të blinit  dhe e kullosave të livadheve.

Punët e tjera me rëndësi janë:

Prodhimi i mëmave  të reja të bletëve,  pasi që preferohet që çdo dy apo tre vite ato të zëvendësohen, njëherit nëse planifikoni roitjen artificiale kjo është kohë e përshtatshme, sepse të njëjtit (rrëshemat e ri) do të kenë kohë të mjaftueshme të  zhvillohen gjerë në vjeshtë.

Nëse keni mjaltë tepricë preferohet të hiqni disa korniza të mbushura me mjaltë dhe të vulosura që të njëjtat t`i ruani për ushqimin e bletëve gjatë dimrit dhe pranverën e hershme. Këto korniza me mjaltë ruhen nga bletët në një koshere të pastruar paraprakisht dhe në një hapësirë ku nuk kanë qasje bletët. Nëse keni nxjerr mjaltin me centrifugë, kornizat e zbrazëta i ktheni tek zgjojet në orët e mbrëmjes. Duhet pasur kujdes që mos të pikë mjalti rreth  koshereve me qëllim të pengimit të grabitjes eventuale,

Të nesërmen, në mëngjes, ngushtoni hyrjet në zgjua (me qëllim të mbrojtjes nga grabitja).

Mjalti të ruhet në enë të pastërta që eventualisht mos të prishet.

Të vazhdohet me mbajtjen e gjendjes dhe disponimit të punës së zgjojeve me mbarsim të mjaftueshëm dhe mëma të reja, sipas mundësisë të shënuara me ngjyrë adekuate për atë vit.

Të ketë ventilim të mjaftueshëm nëse temperaturat janë të larta.

Nëse nuk ka kullosë të mjaftueshme, rrëshemat e ri të ushqehen me sherbet sheqeri.

Të sigurohet  në bletishte furnizimi me ujë të pastërt dhe të mjaftueshëm. Furnizimi  me ujë  (ena me ujë) sipas mundësisë mos të jetë në diell gjatë mesditës.

Rrëshemat e rinj, sipas nevojës, të trajtohen kundër varroës.

Në zgjojet prodhuese mund të bëni luftimin e varroës në mënyrë biologjike  me korniza të larvave me brumbuj.

Njëherit siguroni bletishtën nga kafshët dhe shpezët shtëpiake dhe kryeni punë të tjera që i shihni të nevojshme./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme