spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit prill

Punët në bletari gjatë muajit prill

spot_img

(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë)

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

Muaji prill është i njohur për lulëzimin e pemëve të ndryshme, si dhe për fillimin e kullosave më të begatshme për bletët. Gjatë këtij muaji nëna natyrë ofron kullosa nga të cilat bletët mbledhin nektarin dhe pjalmin e që janë jetike për zhvillimin e vrullshëm të shoqërive të bletëve. Këtë begati natyrore bletët e shfrytëzojnë shumë mirë duke krijuar rezerva të pjalmit dhe nektarit, i cili kryesisht do të shfrytëzohet për rritjen e gjeneratave të reja të bletëve, dhe si rezervë për periudhat më të varfra me kullosë, e kjo reflektohet negativisht tek bletët.

Kjo ndodh kah fundi i prillit kur në masë të konsiderueshme pakësohet kullosa gjer sa të vjen faza e dytë dhe atë nga bimët e livadheve. Preferohet që në këtë kohë dhe në këto situata të intervenojnë bletarët dhe atë në këto mënyra:

– Të vazhdohet me zgjerimin e hapësirës së tufës së shoqërisë, me qëllim të pengimit të fitimit të prirjes së roitjes natyrale, sepse nëse bëhet vonesa në këtë kohë, më vonë nuk do të mund ta pengojë ( kjo vlen për shoqëritë e forta ).

– Të hiqen 1-2 korniza me mjaltë dhe larva (varsisht nga fuqia e shoqërisë) dhe të formoni nukleus të ri, kurse në vend të tyre shtohen korniza të reja me petë dylli.

– Të zëvendësojë mëmat e vjetra me mëma të reja, sepse mëmat më të reja se një vjet e kanë prirjen për roitje shumë më të vogël.

– Nëse ka amëzor të eliminohen ose nëse kemi nevojë për ta, të njëjtit i presim dhe i shartojmë në nukleus. Me këtë mënyrë nuk do ta eliminojmë në tërësi prirjen për roitje natyrale, por vetëm do ta prolongojmë – shtyjmë për një kohë.

– Ndërrimi i vendeve të koshereve, nëse ndonjëra ka prirje për roitje, mundëson zvogëlimin e numrit të bletëve mbledhëse në atë zgjua, ndërsa tjetrën e forcon.

– Sipas nevojës vazhdohet me ushqim stimulues.

Shpëtimi i shoqërive nga mëmat e rrejshme dhe ato mashkullore

– Në zgjua krijohet mëma e rrejshme nga bletët punëtore, të cilat lëshojnë vezë të pa fekonduara prej të cilave lindin vetëm brumbujt.

– Nëse në zgjua kemi mëmën e bletëve, e cila është e pa fekonduar, ajo lëshon vezë nga të cilat po ashtu lindin vetëm brumbuj, atëherë ajo është mëmë e pafekonduar apo mëmë mashkullore.

– Në të dy këto raste veprimi i duhur është që ato shoqëri të shkundën rreth 100 metra larg bletishtës, në mbrëmje, të vendoset kosherja përsëri në vendin e njëjtë ku do të kthehen përsëri bletët punëtore (mëmat e rrejshme dhe ato mashkullore nuk kthehen) dhe atyre shoqërive u jepet mëma e re e fekonduar, ose këto shoqëri bashkohen me ndonjë shoqëri tjetër me fuqi mesatare, të cilat i kanë mëmat.

Bashkimi i shoqërive të bletëve

– Bashkimi i shoqërive të bletëve bëhet me qëllim të krijimit të shoqërive të forta me mundësi të shfrytëzimit të kullosave për prodhimin e mjaltit.

– Bashkimi i shoqërive të bletëve bëhet vetëm kur në bletishte i kemi bletët e shëndosha dhe pa ndonjë sëmundje.

– Bashkimin – përforcimin e bëjmë në atë mënyrë që nga një zgjua nxjerrim një kornizë të plotë me larva-mbarsim nga e cila i largojmë të gjitha bletët dhe këtë ia shtojmë shoqërive më të dobëta.

– Përforcimin mund ta bëjmë edhe në atë mënyrë që nga një zgjua nxjerrim një kornizë të plotë me larva-mbarsim dhe bletë, por paraprakisht I spërkatim me një aromë, dhe këtë ia shtojmë shoqërive më të dobëta.

– Në vendet ku i kemi marrë kornizat me larva vendosim korniza të reja me petë dylli.

Barazimi i shoqërive të bletëve për nga fuqia

– Në zgjojet më të dobëta në bletishte gradualisht i shtojmë nga 1 – 2 korniza, me qëllim që t’i shfrytëzojmë sa më mirë për kullosa. Nga zgjojet e dobëta edhe ashtu nuk do të kemi ndonjë dobi të madhe.

– Zgjojet e përforcuara duhet t`i kemi nën kontroll që eventualisht mos ta fitojnë prirjen për roitje.

– Zgjojet e dobëta i stimulojmë me ushqim të lëngët.

Pjalmi si rezervë

– Nëse gjatë muajit prill kemi kullosë shumë të pasur dhe grumbullim të madh të . pjalmit,atëherë atë duhet ta mbledhim dhe ta ruajmë si rezervë për më vonë.

– Kur vërejmë se bletët mbledhin pjalm në sasi më të mëdha, atëherë vendosim mbledhësit e pjalmit në hyrje të koshereve në mënyrë periodike 1-2 ditë, pastaj pauzojmë po aq kohë me qëllim që t’u mundësojmë që edhe bletët të mbledhin për nevoja të veta.

– Pjalmi i mbledhur duhet të ruhet në frigorifer me ngrirje të thellë -18 °C, (për një kohë më të gjatë i ruan përmbajtësit e vlefshëm ), ose të thahet nën hije e pastaj të ruhet ne vend të thatë e të errët (për 6. muaj humb rreth 30% nga përbërësit e vlefshëm)./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme