spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit korrik

Punët në bletari gjatë muajit korrik

spot_img

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë dhe viset të cilat kanë kushtet klimatike të ngjashme)

Gjatë muajit korrik ka më pak kullosë në natyrë, pasi që livadhet janë kositur në pjesët e ulëta, kurse në pjesët malore  vegjetacioni është i më vonshëm dhe ka kullosa të konsiderueshme, e posaçërisht nëse aty ka drunj bliri. Në përgjithësi gjatë këtij muaji  temperaturat janë më të larta të cilat e thajnë nektarin edhe ashtu në kullosë të zvogëluar, në  shoqëritë e reja në masë më të madhe bie produktiviteti i mëmave të bletëve për shkak të mungesës së nektarit, prandaj preferohet ushqimi i tyre. Bletarëve u preferohet se nëse kanë mundësi bletët t`i transferojnë në ndonjë vend më të përshtatshëm ku bletët mund ta shfrytëzojnë ndonjë kullosë ndihmëse. Me qëllim që t`i mbrojmë bletët  që mos të vjen  gjer tek dëmtimi i tyre,  rekomandohet  të ndërmerren këto masa:

Zgjojet e bletëve të vendosën në vende ku do të kenë hije  e sidomos nga mesdita dhe orët e para të pasdites. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë mbi kapakun e zgjojeve të vendosët bar i njomë, sanë apo ndonjë leckë e lagur me qëllim që ta ulim temperaturën e kapakut i cili është nga llamarina dhe  thithë  rrezet e diellit në masë të madhe.

Hyrja në koshere të jetë e hapur në tërë gjerësinë,  me qëllim të qarkullimit të ajrit të freskët në zgjua.

Për shkak të temperaturave të larata, kullosa është e varfër dhe kemi rezerva të pamjaftueshme të ushqimit, shoqëritë e reja dhe të dobëta mund të vijnë tek një bllokadë totale, e sidomos nëse i kanë hojet jo të mira, mund të vjen edhe gjer tek lëshuarja e kosheres nga komplet shoqëria e bletëve, me qëllim e dëshirë që të gjejnë shpëtim.

Që të mos vjen deri tek kjo dukuri e pa dëshirueshme, gjatë këtij muaji bletëve duhet  t’u kushtohet kujdes i veçantë, e posaçërisht zgjojeve të reja dhe të dobëta. Kjo arrihet me ushqim stimulues, i cili, përpos që do të ju shërbej si ushqim  për rritjen e pjellshmërisë, njëherit do të bëjë edhe uljen e temperaturës në zgjua.

Furnizimi me  ujë të freskët duhet të jetë i rregullt. Uji i freskët ndikon në masë të madhe në mbajtjen e disponimit të punues në zgjua si dhe  e mbajnë temperaturën e nevojshme në zgjua.

Vazhdoni prodhimin e mëmave nëse keni nevojë për to.

Nëse jeni përcaktuar për roitje artificiale, ushqimi me sherbet është i domosdoshëm.

Nëse i transferoni zgjojet e bletëve në ndonjë terren me kullosë, këtë e bëni në temperaturë më të ulët se 25 °C.

Transportimin e bletëve bëni vetëm gjatë natës ose nëse moti është me reshje apo vranësira.

Nëse bëni transportimin e bletëve në kullosa, atëherë duhet paraprakisht ta nxjerrin mjaltin.

Përgatitjeve  për transport duhet t`i kushtohet rëndësi e veçantë, e posaçërisht ventilimit. Tavani i kosheres duhet të ketë rrjetë për ventilim me qëllim që mos të nxehën larvat.

Në zgjojet ku nuk ka rezerva  ushqimi, duhet të ushqehen dhe të stimulohen mëmat për rritjen e pjellshmërisë.

Gjatë këtij muaji edhe varooa e arrin maksimumin e zhvillimit të vet, prandaj duhet ndërmarrë masat e luftimit biologjik.

Transferimi i bletëve  në kullosa të blinit dhe lulediellit duhet ta bëni me kohë.

Gjatë muajit  korrik ndërmerrni  masat mbrojtëse edhe ndaj grerëzave dhe dëmtuesve të  tjerë të jashtëm./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme