spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit janar

Punët në bletari gjatë muajit janar

spot_img
Nga Nehru Salihu – Njohës i bletarisë
(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë dhe viset të cilat kanë kushtet klimatike të ngjashme)
Muaji janar është muaji i dimrit, kur zakonisht bletishtet janë të mbuluara me borë. Në këtë muaj temperaturat zbresin shumë gradë nën zero. Gjatë kësaj kohe bletët janë të ngjeshura në tufë dhe kur e mbështesim veshin për koshere dëgjojmë një zhurmë të lehtë dhe me këtë e kuptojmë se ato po e mbajnë temperaturën e duhur në tufë e që kjo për bletët është një proces i zakonshëm e normal jetësor Ato për këtë janë aftësuar gjatë evolucionit të tyre, që t`i përballojnë dimrit. Kjo bletarinë nuk duhet ta shqetësojë. Bletari duhet të kujdeset për krijimin e kushteve së paku të cilat i kanë pasur në natyrë gjatë mijëra vjetëve, në zgura të drunjve, shpella etj. E kjo është që të jenë të mbrojtura nga era-fryma. Nëse këtë e përkthejmë në fjalorin e bletarit, do të thotë të jenë të mbrojtura nga era dhe që për rreth tyre të mos qarkullojnë njerëzit, kafshët, shpezët etj.
Ndodh që gjatë Janarit të vdesin si shoqëritë e bletëve në kushte natyrore, po ashtu edhe ato në bletishte. Në kushte të natyrës vdesin ato shoqëri bletësh të cilat nuk kanë mundur të forcohen dhe ta sigurojnë ushqimin. E njëjta gjë ndodh edhe me bletët në koshere që i kemi në bletishte. Dallimi i vetëm është se në bletishte me intervenimin e bletarit shumë nga to mund të shpëtojnë.
Duhet të kemi parasysh se nëse bletari e përcjell zhvillimin e shoqërive të veta dhe vëren cilat janë më të dobëta, atyre iu kushton më shumë kujdes rreth përgatitjes për dimrim me qëllim që sa më mirë ta kalojnë dimrin. Nëse bletët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, atëherë bletari atë e siguron përmes bukës së bletëve – pogaçes. Pogaçja vendoset mbi korniza dhe është mirë që mbi të të vendoset ndonjë shtresë letre e cila do ta thithë lagështinë e liruar nga zgjoji i bletëve si dhe do ta mbrojë nga të ftohtit.
Shtresa e borës që mbulon kosheret nuk është shqetësuese as për bletët e as për bletarinë sa të jetë bora e thatë, por kur ajo të zbutët dhe fillon të shkrihet atëherë atë duhet që ta largojmë, me qëllim që ajo mos të krijoi lagështi në koshere. Hyrjet në koshere kursesi nuk guxojmë t`i mbyllim. Ato duhet të jenë të hapura, sepse aty qarkullon ajri. Kohë pas kohe duhet që t`i kontrollojmë hyrjet në koshere dhe t`i pastrojmë nga bletët e vdekura dhe akulli.
Mëma zakonisht fillon të lëshojë vezë në gjysmën e dytë të janarit, por varësisht nga kushtet klimatike mëma fillon lëshuarjen e vezëve edhe më herët, atëherë fillon edhe harxjimi më i madh i ushqimit me rritje prej rreth 20%, sepse në qendër të tufës duhet të krijohet temperature rreth 35°C dhe për këtë nevojitet më tepër ushqim. Bletarët të cilët i kanë dimëruar bletët më të dobëta dhe me më pak ushqim, duhet të jenë të përgatitur për befasitë e muajit Janar.
Gjatë janarit bletari duhet që t`i përkushtohet edhe punëve të tjera, nuk janë vetëm punët në bletishte, por edhe ato në punëtori, përgatitja dhe pastrimi i mjeteve të punës dhe përgatitja për sezonin e ardhshëm si në aspektin teknik ashtu edhe ate teoriko-profesional./Gazeta Bujku
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme