spot_img
HomeKuzhinëPuding me bajame

Puding me bajame

spot_img

Si në të kaluarën ashtu edhe sot ëmbëlsirat çdo herë kanë zënë vend të posaçëm në sarajet osmane dhe në mesin e popullit. Ato çdo herë janë në rolin kryesor gjatë gostive, kremtimeve, në ditët dhe netët e shenjta dhe për bajrame. Edhe pse “bakllavaja” njihet në botë si një ëmbëlsirë turke mund të themi se edhe ëmbëlsirat me qumësht dhe me fruta janë shumë të rëndësishme. Posaçërisht ëmbëlsirat me qumësht janë prej atyre që gatuhen shpesh për shkak se tretja e tyre është më e lehtë, kanë pak kalori dhe kostoja e gatimit është më e ulët. Gjithashtu edhe gatimi i tyre është më i lehtë në krahasim me ëmbëlsirat me brumë si bakllavaja dhe ëmbëlsirat me sherbet. Këtë jave do të ndajmë bashkë me ju një recetë për përgatitjen e një ëmbëlsire me qumësht, specifike për kuzhinën turke. Ëmbëlsira quhet “puding me bajame” (keşkül), që është një lloj i pudingut që gatuhet dhe pëlqehet shumë prej periudhës osmane e këtej.

Përbërësit e nevojshëm për gatimin e kësaj ëmbëlsire:

  • 1 lt qumësht
  • 1 gotë uji sheqer
  • 1 gotë uji bajame pluhur
  • 2 lugë gjelle nisheste
  • 2 lugë gjelle arrë kokosi të grirë
  • 1 e verdhë e vezës
  • 1 pako vanilje
  • pak bajame ose pistaqe të shtypura

Përgatitja: Fillimisht në një tenxhere hedhim qumështin, sheqerin, të verdhën e vezës, arrën e grirë të kokosit dhe bajamet pluhur. I përziejmë mirë dhe harxhin e vendosim mbi zjarr të zihet deri të valojë. Ndërkohë e tretim nishestenë me 3 lugë gjelle ujë, të cilën e shtojmë në harxhin e valuar duke përzier vazhdimisht. Vazhdojmë të përziejmë deri sa harxhi të trashet. Pudingun e zier e vendosim në qase dhe e lëmë të ftohet, sipër hedhim bajamet ose fëstëk të grirë dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë. /trt/tr/shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme