spot_img
HomeBUJKUPërpunimi shtëpiak i mollës

Përpunimi shtëpiak i mollës

spot_img

Pёrdorimi i freskёt i mollës

Frutat e mollës tё destinuara pёr konsum tё freskёt ndahen nё tre klasa: klasa ekstra, klasa e I, dhe klasa e II. Zakonisht gjatё prodhimtarisë sё mollës pёrveq këtyre tre klasёve tё lartёpёrmendura prodhohet edhe klasa e tretё e mollëve e cila nuk i plotëson standardet bazё pёr shitje si e freskёt nё treg si: madhësia, forma, ngjyra, etj. Kjo klasё e mollëve mё sё miri ёshtё tё destinohet si lëndё e parё pёr përpunim.

Pёrpunimi i mollës

Nё aspektin e përpunimit, molla mund tё përpunohet nё mёnyrё industriale dhe shtëpiake. Mёnyra shtëpiake e përpunimit i jep mundësi fermerëve qё t’i zvogëlojnё humbjet sa mё shumё dhe t’i rrisin tё ardhurat pёr njësi tё sipёrfaqёs gjatё prodhimit tё mollëve si dhe tё zgjasё afatin e përdorimit tё produkteve tё mollёs.

Pёr tё pasё sukses nё procesin e përpunimit shtëpiak duhet pasё pёr bazё disa aspekte tё rёndёsishme:
• higjienën
• pajisjet elementare qё duhet përdorur
• proceset qё duhet aplikuar gjatё përpunimit
• materialet ndihmёse

Higjiena

Ështё njё prej elementeve bazike qё duhet pasё parasysh gjatё procesit tё përpunimit. Me higjienё nёnkuptojmё pastertinё e mjedisit ku manipulohet me produktin para, gjatё dhe pas pёrpunimit, pastёrtinё e pajisjeve, dhe tё personelit i cili merret me kёtё proces.

Pajisjet elementare

Enёt pёr zierje duhet tё jenё nga materiali jo korodues “Inox” dhe tё përshtatshme pёr tu nënshtruar temperaturave tё larta.

Shporeti me furrё pёr pasterizim, sterilizim dhe zierje: mund tё jetё elektrik, me gas apo edhe me dru. Mё tё përshtatshme janë ata me termostat tё cilave mund t’i rregullohet dhe kontrollohet temperatura.

Peshorja: sherben pёr matje precize gjatё përgatitjes sё raporteve nё mes tё pёrbёrësve tё ndryshёm tё produktit.

Refraktometri (0-90 brix): pёr përcaktimin e nivelit tё sheqerit si tё lëndës sё parё (mollës) po ashtu edhe gjatё procesit të përpunimit dhe produktit final.

Frigorifer, dhoma ftohёse: me kapacitete përkatёse pёr ruajtje qoftё tё lëndës sё parё apo produktit final.

Pajisje tjera: bluarёse, shtrydhëse tё frutave pajisje pёr nxjerrjen e farave, enё plastike, pёrzierëse tё ndryshme, thika, peceta tё pastërta pёr kullim, etj.

Proceset e aplikuara gjatё pёrpunimit

Pasterizimi: ёshtё njё proces qё sherben pёr kufizimin e aktivitetit tё mikroorganizmave si shkaktare të prishjes së ushqimeve. Pasterizimi është një metodë trajtimi termik në temperatura më të ulёta se 100˚C (60-90oC) 15- 30 minuta.

Sterilizimi: Sistemi më i përdorur në ditët tona, për konservimin e produkteve ushqimore, i cili bazohet në përdorimin e temperaturave të larta (110- 120oC) ku zhduken – shkatërrohen pjesa dërmuese e mikroorganizmave me çka i mundësohet produktit tё përpunuar tё qëndrojë njё kohё tё gjatё.

Suksesi i sterilizimit varet nga koha dhe temperatura:
100˚C = 30 minuta
110˚C = 3 minuta
120˚C = 30 sekonda
130˚C = 1.8 sekonda
140˚C = 0.18 sekonda

Tharja: ёshtё njё proces pёrmes tё cilit mënjanohet uji nga mollët pёr tё krijuar kushte tё pa përshtatshme pёr mikroorganizmat tё cilёt bёjnё prishjen e produkteve. Tharja e frutave tё mollës mund tё bёhet nё mёnyrё tё natyrshme me diell dhe nё furra tё veçanta pёr tharje ku temperaturat nuk duhet tё jenë mё tё larta se 50-70oC dhe duhet tё ketë ventilim.

Zierja: ёshtё njё metodё tjetër fizike konservimit pёrmes sё cilës po ashtu largohet uji i tepërt nga mollët dhe bёhet shkatërrimi i mikroorganizmave. Pёrmes këtij procesi mund tё prodhohen marmelata, reqeli, komposto, sirupi etj.

Sheqerosja: ёshtё njё metodё tjetёr por kimike pёrmes sё cilës pёrveq qё pengohet zhvillimi i mikroorganizmave rregullohet edhe shija e produktit.

Materialet ndihmёse

Materialet që i shtohen produkteve gjatё përpunimit: sheqeri, pektina, acide organike etj., kanё pёr qёllim zgjatjen e afatit tё qёndrueshmёrisё dhe pёrmirёsimin e cilёsisё sё produktit final dhe standardizimin e produktit i cili duhet tё ketë përmbajtje dhe shije unike.

Uji: duhet t’i plotësoj standardet e ujit tё pijes qoftё pёr pastrimin e pajisjeve dhe mjedisit ku punohet qoftё si lëndё shtesё e produktit final.

Ambalazhet: duhet tё jenё tё pastërra, tё përshtatshme pёr kryerjen e procesit tё pasterizimit dhe sterilizimit, ruajtjes, transportit etj./keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme